4 detajet e modës që këtë vjeshtë do t'i shohim kudo

  • 17 October 2018 - 15:49
4 detajet e modës që këtë vjeshtë do t'i shohim kudo
Një nga temat kryesore kohëve të fundit natyrisht se janë trendët kryesorë për këtë vjeshtë. Megjithëse janë ofruar shumë modele, tregimi nuk përfundon me kaq. Në vijim ju sjellim katër detaje të modës që do t'i shohim gjithkund këtë vjeshtë
 
Image

ÇANTË E VOGËL NË TONET E KAFENJTA DHE BEZHË Në rend të parë natyrisht se vjen aksesori i preferuar u fermave - çanta. E, nëse jeni adhuruese e atyre që nuk janë shumë të mëdha, por janë të lezetshme, të vogla dhe mirë të paketuara, atëherë ky trend do t'ju pëlqejë. Sezoni vjeshtor vjen në shenjën e çantave të vogla, me forma interesante gjeometrike, dhe atë në nuanca bezhë, krem dhe të kafenjtë.

 

Image

ÇIZMET ME MOTIVE TË KAFSHËVE Derisa dikush preferon vetëm klasike dhe variantet njëngjyrësh, ka dhe të tilla që çizmet me motive të kafshëve i pëlqejnë për të tepërmi, por vetëm nëse vishen si duhet. Bien shumë në sy dhe janë shik, duhet t'i kombinoni me nuanca neutrale, apo nëse i kombinoni në mënyrën e duhur, shkëlqyeshëm shkojnë edhe si pjesë e stilit të lehtë ditor, edhe të punës e edhe kombinimet e natës arrijnë nivelin më të lartë. Pra, me funde, fustane, pantallona dhe xhinse. 

 

Image

BIZHUTERITË QË BIEN NË SY Kjo vjeshtë nuk kalon në motivet diskrete kur në kjo pjesë e aksesorëve është në pyetje. Lirisht kërkoni në kutitë tuaja për bizhuteritë që bien në sy, qaforet, vathët, unazat dhe këtë vjeshtë nuk vlen ajo thënia 'pak është shumë'. Prandaj, me kombinimet tuaja përfshini edhe ndonjë byzylyk apo qafore. Sidomos është në trend ari nga margaritari, xhinglat, vathët. 

 

Image

KAPELAT Dhe në fund, kapelat e famshme. Shallin nga anash, gjithsesi periudha vjeshtore dhe dimërore nënkupton sezonin e kapelave, por kësaj radhe theksimi është në gjysmë-kapelat, që mund të përshkruhen si pjesë e stilit ditor të qytetit. Po ashtu, modeli na përkujton edhe në trendin e modës që në skenë ishin të pranishme në vitet e nëntëdhjeta. 

(Kosova Sot)