Përgatitni vetë tretmanët për rritje të shpejtë të flokut, volum dhe majat e pëlcitura

  • 18 October 2018 - 13:49
Përgatitni vetë tretmanët për rritje të shpejtë të flokut, volum dhe majat e pëlcitura
Kur ritualet e bukurisë janë në pyetje, deri më tani jemi mësuar se ato që mund t'i përgatitni vetë, me preparatet që i keni në shtëpi, janë më të preferuarat. Mos ta përmendim se janë edhe opsioni kursor për të kursyer buxhetin që e ndani për prodhimet e kozmetikës. Në vijim ju sjellim disa ilaçe natyrale, sidomos kur bëhet fjalë për majat e pëlcitura dhe zbokthin.
 
Image

MASKA MË EFIKASE PËR RRITJEN E FLOKUT Është thënë disa herë se vezët janë fantastike dhe ushqyese për strukturën e flokut. Kjo për faktin se qimet janë të përbëra nga proteinat dhe aminoacidet, e vezët pikërisht janë të pasura me këta përbërës. Më konkretisht, më efektiv është të kuqtë e vezës, që nxit rritjen e flokut, e pos tyre në recetë hasni edhe vajin e ricinit, dhe mjaltin. Përzieni 2 lugë vaj ricini me të kuqtë e vezës, me një lugë mjaltë, përzieni mirë e aplikoni në flokë. Maskën e lini nën folie për të vepruar sa më shumë, për disa orë, më pas shpëlani flokun si zakonisht. 

 

Image

KUNDËR MAJAVE TË THATA Nëse e keni vërejtur se majat e flokut u janë tharë, para se të pëlcasin, e floku juaj ka një dukje që ngjason me fshesën, ju sugjerojmë që flokun ta trajtoni në këtë mënyrë - përgatitni një maskë nga xhelatina, duke tretur një qese xhelatinë në ujë. Pasi ta keni pastruar flokun, lyeni me xhelatinë masat e pëlcitura, e lini të veprojë për 15 minuta, dhe e shpëlani si zakonisht dhe me kujdes thani flokun me peshqir. 

Image

PËRGATITENI VETË SHAMPONIN QË PASTRON FLOKUN DHE VOLUMIN E SAJ Këtu floku do të jetë i pastër, plus do t'i siguroni volum shtesë. Përgatitni shampon të thatë për flokë. Përzieni 2 lugë të miell misri dhe ia shtoni disa pika vaji esencial dhe e ruani në një enë me kapak. Ju nevojitet edhe një brushë, me të këtë përzierje e aplikoni në rrënjën e flokut, në sipërfaqen e kokës. Më pas ashtu e krihni flokun dhe ia ktheni volumin. 
 

Image

HIQENI QAFE ZBOKTHIN A e keni ditur se në luftën kundër zbokthit mundet t'ju ndihmojë aspirina? Shtypni 2 tableta, përzieni me shamponin e rregullt dhe shpëlani flokun si zakonisht. 
 

Image

KUJDESI MË I MIRË NATYRAL PËR FLOKUN KAÇURREL Dhe në fund, janë disa këshilla për disa zonja me flokët kaçurrelë, që vërtet kërkon kujdes të shtuar. Përzien një lugë të madhe xhelatinë me 3 lugë ujë të thartë. Kur xhelatina të jetë tretur, shtoni një të kuqtë e vezës dhe pak balsam që e përdorni zakonisht për flokë. Përzieni gjithçka dhe e aplikoni në flokë. Maskën e lini nën folie prej aluminit për rreth 40 minuta dhe e shpëlani flokun. Këtë maskë mund ta aplikoni një herë në javë.

(Kosova Sot)