Ky është sporti që shkrin kaloritë

  • 20 October 2018 - 08:16
Ky është sporti që shkrin kaloritë

Nëse nuk ju pëlqen të vraponi, mund të përcaktoheni për një ushtrim që njëjtë i shkrin kaloritë dhe kilogramët. Krejt çfarë ju nevojitet është litari për kërcim. Shumë yje si Kate Hudson e Adriana Lima, rregullisht e aplikojnë këtë ushtrim. Thonë se kjo është argëtuese, se jua përshpejton pulsin e trupit i jep forcë. Kërcimi në litar mundëson zhvillimin e energjisë në mënyrë eksploduese e ndihmon edhe në përmirësimin e ekuilibrit, shpejtësisë dhe shkathtësive, qëndrueshmërisë. Falë kërcimit në litar, do ta përmirësoni Linjën trupore dhe do ta ndjeni se si funksionojnë të gjithë muskujt. Dhjetë minuta kërcim intensiv të litarit është ekuivalente për 30 minuta vrapim. Kërcimi në litar konsiderohet si një nga përgatitjet më të mira për ushtrimet kardio, e këtë formë të ushtrimeve thjeshtë mund ta përfshini në rutinën tuaj.

 

(Kosova Sot)