MASKA E BËRË NË SHTËPI, E CILA VEPRON SI BOTOKS

  • 21 October 2018 - 08:01
MASKA E BËRË NË SHTËPI, E CILA VEPRON SI BOTOKS

Një maskë me të vërtetë efikase dhe mrekullibërëse për largimin e rrudhave dhe viteve nga fytyra jonë.

Nuk keni nevojë që të mendoni rreth operacioneve të shtrenjta plastike. Provoni që ta përtërini lëkurën e fytyrës tuaj me një maskë të cilën mundeni edhe vetë ta përgatisni në kuzhinë. Kjo maskë është ekuivalent me botoksin, gjë që dëshmohet edhe nga rezultatet. Kjo maskë e ngrehë lëkurën në një mënyrë shumë efikase.

Përbërësit: - 1 të bardhë të vezës; - 1/2 luge të lëngut të limonit; - 1/2 të lugës të kafes me vaj kokoje.

Përgatitja: Merreni një vezë të madhësisë mesatare dhe ndani të bardhët nga të kuqtë. Qiteni të bardhët e vezës në një enë më të vogël dhe tundeni derisa të formohet një shkumë e dendur. Më pas shtojeni lëngun e limonit dhe vajin e kokos dhe përsëri tundeni. Maskën vendoseni në fytyrë të pastruar dhe lëreni që të qëndrojë për 10-15 minuta. Pasi që të thahet maska, shpëlajeni me ujë të nxehtë, apo me çaj të kamomilit. Për arritjen e rezultatit optimal, mjafton që këtë maskë ta përdorni dy herë në javë. 

 

(Kosova Sot)