ILAÇI KUNDËR ZBOKTHIT

  • 22 October 2018 - 08:21
ILAÇI KUNDËR ZBOKTHIT

 Uthulla e mollës posedon përbërës kundër kërpudhave. Çfarë do të thotë kjo? Ndihmon në trajtimin e gjendjeve që ndërlidhen me shëndetin e lëkurës së kokës, si zbokthin. Ilaçi: Thjesht, merrni një shishe me pikatore që jua bën më të lehtë hedhjen e ilaçit nëpër flokë. Përzieni 200 ml ujë me të njëjtën sasi uthull të mollës dhe përzieni mirë. Kur të keni pastruar flokun dhe të jetë i lagësht, shpërndani ilaçin nëpër flokë, mos anashkaloni lëkurën e kokës. Më pas, duhet ta shpëlani flokun. 

(Kosova Sot)