Kështu duket xhemperi më i kërkuar për sezonin vjeshtë/dimër 2018

  • 22 October 2018 - 16:31
Kështu duket xhemperi më i kërkuar për sezonin vjeshtë/dimër 2018

Para së gjithash, janë të ngrohtë dhe të rehatshëm, por edhe jashtëzakonisht modele moderne që përshtaten me gjithçka. Tashmë po futemi në sezonin e xhemperëve të ngrohtë dhe të butë, e sikurse edhe në vitin paraprak kemi kërkuar inspirimin për t'i kombinuar këta xhemperë. Është vërejtur se rrjetet shoqërore janë të pushtuara me xhemperët me një prej nuancave të preferuara. Qëllojani, në pyetje është e hirta që përshtatet me gjithçka, që është një nga arsyet përse në sezonin vjeshtë/dimër preferohet pa menduar shumë. Siç transmetojnë sajtet amerikane, xhemperi i hirtë (grey sweather) më së shumti përdoret nëpër rrjetet shoqërore në këto javët e fundit, ku vërtet mund të gjeni mënyrat më të ndryshme për ta kombinuar. Pos se hatashëm shkon me pjesën tjetër të veshjeve, mos e vishni vetëm si xhemper. Blini një të tillë në madhësinë "oversize" dhe mund ta vishni edhe si fustan, triko e natyrisht edhe me xhinse.

 

(Kosova Sot)