Provoni këto këshilla të grimit për t’u dukur më e re!

  • 05 September 2015 - 08:38
Provoni këto këshilla të grimit për t’u dukur më e re!

Natyrisht që përdorimi i serumeve dhe zbutësve të ndryshëm, të cilat ndikojnë në parandalimin e plakjes së lëkurës, janë të domosdoshme, mirëpo nëse jeni duke kërkuar rezultate të menjëhershme, atëherë grimi është çelësi i suksesit. Shikoni sesi artisti i grimit, që punon me Kim Kardashian-in, Scott Barnes, ka arritur që përmes përdorimit të grimit të nxjerrë format e përkryera në fytyrën e Kim-it. Barnes dhe artisti tjetër i grimit, Ramy Gafni, kanë dhënë këto këshilla për të tërhequr lëkurën e fytyrës, gjë që bën të dukeni më të reja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. ‘Sherku’ duhet të jetë hapi i parë gjatë vendosjes së grimit

“Mos vendosni ‘sherk’ mbi grimin tuaj. Vendosni së pari ‘sherk’ e më pas pjesën tjetër të grimit”, thotë Barnes.

2. Vendosni ‘sherk’ nën mollëzat e faqeve, për të fituar një dukje më të ngritur

Mollëzat e ngritura janë çelësi, nëse dëshironi të dukeni më e re. Për të arritur një gjë të tillë përdorni ‘sherk’, që është për një ose dy nuanca më i mbyllët sesa pjesa tjetër e fytyrës, pastaj vendosni atë, që është për një ose dy nuanca më i çelët se pjesa tjetër e fytyrës, për të theksuar pjesët që ju dëshironi”, thotë Barnes. ‘Sherku’ me nuanca të çelëta duhet të vendoset në mollëza.

3. Skuqni mollëzat e faqeve!

“Mollëzat e shëndosha janë një shenjë e rinisë. Nëse nuk i keni ato natyrale, atëherë skuqni ato me grimin tuaj, mirëpo me shumë kujdes, pasi që fytyra juaj mund të shndërrohet në pikturë”, thotë artisti Barnes.

4. Vendosni maskarë vetëm në qerpikët e sipërm!

‘Një gjë e tillë do të krijojë iluzionin e një fytyre më të ngritur’, thotë Gafni. “Dhe, duke ditur faktin se qerpikët rrallohen, duke u plakur, vendosni nga një shtresë për çdo dekadë, nëse jeni më të vjetra se 30-vjeçare”, përfundon ai.

5. Bëni që sytë tuaj të duken më të mëdhenj!

Gafni propozon që të vendosni grim në kapakët e syve, pasi, siç thotë ai, një gjë e tillë ndikon që sytë tuaj të duken më të mëdhenj.

6. Hapi i fundit

Mbushni vetullat tuaja për të definuat përfundimisht fytyrën tuaj. ‘Përzgjidhni ngjyrën neutrale ose një apo dy nuanca më të mbyllëta sesa ngjyra e flokëve tuaj’, thotë Gafni. “Mos harroni buzëkuqin me shkëlqim, sepse buzët e shkëlqyera bëjnë që të shkëlqejë edhe fytyra”.

(Kosova Sot)