KJO ËSHTË NGJYRA QË ËSHTË NË TOP TRENDËT E MODËS KËTË SEZON

  • 12 November 2018 - 08:32
KJO ËSHTË NGJYRA QË ËSHTË NË TOP TRENDËT E MODËS KËTË SEZON

Sezoni i modës vjeshtë/dimër ka filluar me të madhe, tashmë edhe kemi shkruar se cilët trendë do ta shënojnë. Natyrisht, sugjerimet ishin në drejtimin e ngjyrave dhe nuancave aktuale kur gardëroba është në pyetje, e nuk është lëshuar rasti të përmenden tonet e ngrohta të portokallta dhe tonet e kuqe, më pas ato bezhë dhe të kafta, të cilat kurrë nuk do të dalin nga moda në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit. Mirëpo, në bazë të trendëve aktualë të modës, një ngjyrë para të tjerave ka pushtuar fronin dhe ka përjetuar renesancën e saj. Shumica e ndërlidhen me trendët e të nëntëdhjetave, megjithëse tani duket se është në pikun më të madh dhe po e pushton skenën e modës. Kjo është ngjyrë që edhe në fund të këtij viti është në fokus, e ekspertët e modës parashikojnë se do ta shërojë edhe vitin që po vjen. Bëhet fjalë për të gjelbrën pastele, por edhe për nuancat dhe tonet tjera të kësaj ngjyre. Kjo do të thotë se pink përfundimisht i kalon të kaluarës. E kemi fjalën për të gjelbrën pastele, ngjyrën që pikërisht Lady Diana e kishte veshur dikur, e të njëjtën e veshin tani edhe manekinet dhe yjet. Kjo ngjyrë përmes fundeve dhe xhaketave shkon hatashëm, kompletin e bën më efikas dhe sjellë stilin e punës të një femrës së suksesshme. Po ashtu, popullor do të jenë edhe pjesë të gjelbra të aksesorëve. Në rend të parë këpucë dhe çanta. Theksohet edhe ngjyra e ftohtë e të gjelbrës, sidomos ajo mentë. Po ashtu, do të mbizotërojë ngjyra e gjelbër nga koka e deri te thembrat, përfshirë këpucët, aksesorët dhe çantën.

(Kosova Sot)