Gabimi me sfungjerin e grimit, që e bëjnë të gjitha

  • 13 November 2018 - 08:36
Gabimi me sfungjerin e grimit, që e bëjnë të gjitha

herë t'i mësoni të gjitha përparësitë e sfungjerit për grim, më nuk do të ketë kthim në të vjetrën

Produkti "magjik", i cili disa vjet më parë i kishte çmendur femrat me të madhe, lehtëson dukshëm vënien e grimit dhe jep rezultate më të mira sesa kur grimi vihet me gishta. Por, duket sikur shumica e femrave sfungjerin e grimit e përdorin në mënyrë të gabuar, duke mos shfrytëzuar të gjitha përparësitë që ofron ajo. Nëse edhe ju pyeteni se ku qëndron ky gabim, atëherë përgjigjen e ofron themeluesja e "Beauty blender", Rea Ann Silva. "Sfungjerët e grimit më së miri funksionojnë kur janë të lagëta. Uji rrit vëllimin e tyre, i zbut dhe zvogëlon thithjen e grimit, me çka ua kursen edhe preparatet kozmetike", thotë ajo. Krejt logjike, apo jo? Por, ekziston edhe një moment në të cilin shumë femra gabojnë, e ai ka të bëjë me vetë vënien e grimit. Në vend që pudrën ta vendosni në fytyrë, e më pas ta përhapni me sfungjer, më mirë është që grimin ta vendosni në sfungjer, e më pas ta vendosni në fytyrë. Në këtë mënyrë grimi do të 'shkrihet' më mirë me lëkurën, e edhe do të harxhoni shumë më pak preparate kozmetike. Pas vënies së grimit, sfungjerin duhet ta lani mirë me ujë të vakët dhe me sapun të botë dhe ta ndërroni atë tërësisht pas një muaji të përdorimit. 

 

(Kosova Sot)