Maskat e shkëlqyeshme që mbrojnë flokun gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe dimrit

  • 14 November 2018 - 08:34
Maskat e shkëlqyeshme që mbrojnë flokun gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe dimrit

Ajri i ftohtë dhe tharja e flokut në tërësi mund ta shkatërrojnë flokun tuaj. Për këtë arsye është me rëndësi të përgatiteni për ditët e ftohta me ndihmën e disa maskave natyrale që mund t'i përgatitni në shtëpi.

MASKË NGA DREDHËZAT

Për këtë maskë, pos dredhëzave, ju nevojitet edhe të kuqtë e vezës dhe vaji i ullirit. Merrni disa dredhëza, shtoni të kuqtë e vezës dhe vajin e ullirit. I përzieni dhe e aplikoni në flokë. Maskën e mbani në kokë sa më gjatë që mundeni, më pas e shpëlani me ujë të vakët.

MASKË ME BANANE

Pos bananes së shtypur ju nevojiten edhe avokado dhe vaj kokosi. Banania është shpëtimtare e flokut të thyer dhe të dëmtuar. Kaliumi në banane zbut flokun dhe i jep elasticitet duke parandaluar thyerjet, derisa avokat e pasur me vitamina D ia jep fortësinë.

MASKË ME JOGURT

Për maskën me jogurt ju nevojitet edhe uthulla e mollës dhe limoni. Kjo recetë është ideale për pastrim të thellë. Edhe uthulla e mollës, edhe limoni pastrojnë qimen e flokut, derisa jogurti i ofron lagështinë e nevojshme.

MASKË ME MJALTË

Mjalti, avokado dhe vaji i ullirit ju nevojiten për përgatitjen e kësaj maske. Yndyrat në avokado dhe vaj ulliri, pos se janë të hatashme për lëkurën, janë të shkëlqyeshme edhe për flokun. Këta përbërës rigjallërojnë flokun e thyer dhe e mbrojnë nga dëmtimet. 

 

(Kosova Sot)