Këto katër ngjyra magjike ju bëjnë të dukeni si një divë

  • 15 November 2018 - 08:33
Këto katër ngjyra magjike ju bëjnë të dukeni si një divë

A ekziston ngjyra magjike që i shkon secilit ton të lëkurës? Përgjigjja në këtë pyetje është po, dhe atë jo një, por katër! Leatrice Eiseman, drejtoreshë e institutit "Pantone", ka deklaruar se si disa ngjyra ju shkojnë të gjithëve, sepse kanë ekuilibër të baraspeshuar të ngrohtë dhe të ftohtë në veten e tyre.

TIRKIZË

Këtë ngjyrë të kaltër-të gjelbër nuk është lehtë që në fillim ta përshtatni në gardërobën tuaj. Fshehtësia për aplikimin e saj është ta kombinoni ashtu si ndiheni mirë. Edhe një mënyrë interesante për aplikimin e kësaj ngjyre është ta kombinoni me ngjyrë kontrast, me të kuqen për shembull. Kujtojmë edhe fustanet tirkizë që i ka veshur Kate Middleton dhe ka dëshmuar se sa super kjo ngjyrë duket.

E KUQE

Ngjyra klasike që bukur i përshtatet secilit ten të lëkurës dhe e plotëson atë. Sipas rregullave të reja mund të përshtatet me të gjitha ngjyrat në gardërobë dhe të duket shkëlqyeshëm. Në këtë ngjyrë të fuqishme me siguri se do të dalloheni kudo që të shfaqeni dhe jeni në trend.

NGJYRA E BUTË ROZË

Edhe pse shumica thonë se si kjo ngjyrë nuk ju shkon, në bazë të hulumtimeve nuk është ashtu. Nevojitet vetëm të gjeni nuancën e duhur dhe të shkëlqeni në kombinimin për të cilin kurrë nuk keni menduar se do ta vishni.

NGJYRË PATËLLXHANI

Sipas Leatrice Eiseman, kjo ngjyrë e fortë mundet lirisht të zë vend në dollapin tuaj dhe t'i zëvendësojë ato në dollapin tuaj me ngjyrë klasike neutrale, kështu që nuk është as e vështirë për ta kombinuar me ngjyrat tjera.