TOP-KËSHILLAT E GRIMIT PËR PËRDORIMIN E KORREKTORIT

  • 15 November 2018 - 21:04
TOP-KËSHILLAT E GRIMIT PËR PËRDORIMIN E KORREKTORIT
Jemi të sigurt se pajtoheni me ne se rutina e përditshme e grimit është e paimagjinueshme pa korrektor, që është i pazëvendësueshëm për mbulimin e mangësive në fytyrë si qeskat e errëta të syve, skuqjet e puçrrat. Por, në lidhje me këtë, nuk mjafton të përdorni një lloj të korrektorit për efekt më të mirë e po ashtu mbulimi i qeskave të errëta në sy apo puçrrave janë funksioni i vetëm i këtij prodhimit të grimit. Nuk mjafton që të keni vetëm një lloj të këtij prodhimit të grimit në nuancën që e keni vlerësuar se më së miri i përgjigjet tenit tuaj, para së gjithash sepse edhe nuanca e lëkurës ndryshim gjatë ndryshimit të stinëve të vitit, e me këtë rast edhe si pasojë e faktorëve të tjerë si dhe shkaku i efekteve që mund t'i arrini gjatë grimit. Për shembull, disa grimerë profesionistë në të njëjtën kohë përdorin edhe deri 4 korrektorë të ndryshëm, e varësisht nga efekti përfundimtar i grimit që dëshironi ta arrini. Pra, mangësitë e ndryshme në fytyrë kërkojnë ngjyra të ndryshme të korrektorit, prandaj kjo edhe është arsyeja kryesore përse vetëm një korrektor në ngjyrë standarde nuk mjafton. Lloji i përmendur i korrektorit, që është diç më ndritshëm se teni juaj, sidomos nëse në vete ka edhe efektin e shkëlqyesit, do të jetë ideal për lëkurën nën sytë, kur dëshironi që lëkurës tuaj t'i dhuroni freski dhe dukje me shkëlqim. Mirëpo, kur në pyetje janë qeskat e errëta, atëherë pranë vetes duhet të keni korrektor në nuanca të portokallta nëse keni ten të errët, ose nëse jeni me nëntone të ftohta të ndritshëm - korrektor në nuancat vjollcë. Më tutje, nëse gjatë grimit duhet të mbuloni skuqjet apo puçrrat, atëherë pranë vetes duhet të keni korrektor me ngjyrë të gjelbër. Po ashtu, kur struktura e korrektorit është në pyetje, nën sy duhet të aplikoni ata korrektorë me strukturë të lehtë dhe të lëngshëm, e kurrsesi ata të trashë dhe të thatë. Me ndihmën e korrektorëve të ndryshëm konturoni fytyrën, sepse kështu grimerët profesionist e përziejnë korrektorin në lëkurë. Kështu korrektorët e errët mund të theksojnë linjën e eshtrave në fytyrë e ata të ndritshëm mund të shërbejnë për theksimin e linjës nën vetulla.

(Kosova Sot)