Humbni në peshë me lakër turshi edhe lëngun e tyre

  • 18 November 2018 - 17:33
Humbni në peshë me lakër turshi edhe lëngun e tyre

Dimri di të shtojë kilogramët. Gjithmonë femrat e kanë pasur problem mbipeshën dhe linjat trupore. Për tri ditë - tre kilogramë më pak. Provojeni këtë dietë. Shumica e tyre ishin të befasuar kur kanë dëgjuar se nga çfarë përbëhet kjo dietë. Besoni apo jo - nga lakra turshi dhe lëngu i tyre! Tash në periudhën dimërore kudo mund ta gjeni një lëng si ky, e shumë të tjerë e përgatitni edhe vet në shtëpi. Ky lëng turshi është ushqim me pak kalori. Për shembull, 10 dg lëng lakre përmban 125 kalori, kështu që është preparat i hatashëm për humbjen në peshë. Me ndihmën e lëngut turshi çdo ditë mund të humbni një kilogram nga epsha juaj dhe një dietë të tillë si kjo me lehtësi mund ta aplikoni. Këtë dietë mund ta mbani vetëm në lukth të shëndetshëm dhe zorrë të shëndetshme. Në fakt, lakra turshi pastron traktin tretës. Një ndikim si ky ka acide natyrale qumështore në lëngun e thartë. Acidet qumështore nxjerrin ujin tepricë nga organizmi dhe kështu vjen edhe efekti i kësaj diete, e më pas kilogramët më pas kilogramët rrjedhin. Lëngu turshi pos tjerash është I pasur edhe me vitamina C. Kjo materie aktive mbron forcat mbrojtëse të organizmit dhe ndihmon që edhe gjatë dietës të qëndrojë në formë fizike. Pos kësaj, me një ushqim dietal si ky në organizëm konsumohen mjaftueshëm edhe përbërës tjerë të dobishëm si vitamina B, kalcium, fosfor, zink dhe hekur. Menyja dhe radhitja e dietës treditëshe është e thjeshtë dhe lehtë për t'u realizuar. Ja si duhet ta përdorni: Ditën e pari hani zarzavate. Hani aq sa të mundeni, e thuhet se më së miri mjafton një deri një kilogram e gjysmë. Dhe atë në shujta të ndryshme, e për fillim është mirë të hani lakra turshi të papërziera me diçka tjetër. Nga pijet mund të pini ujë, kafe ose çaj, pa sheqer. Ditën e dytë për zamër hani gjysmë kilogrami zarzavate, një rriskë bukë, në vezë të zier. Për drekë përsëriteni të njëjtën, e në zarzavate shtoni edhe mollë të copëtuara. Për darkë në zarzavate shtoni dy patate të ziera dhe shtoni pak qumësht dhe vetëm pesë gramë gjalpë, pak qepë, qimnon dhe I piqni pak. Ditën e tretë përzieni gjithçka bashkë.Një dietë si kjo mund të aplikohet njëherë në muaj. Mjafton të hiqni tre kilogramë. 

(Kosova Sot)