Stilet më popullore të flokëve, me të cilat do të jeni në trend

  • 16 November 2018 - 15:18
Stilet më popullore të flokëve, me të cilat do të jeni në trend

Kurrë nuk ka inspirim të tepruar, kur bëhet fjalë për stilizimin e flokëve. Edhe pse na duket se, përveç stileve 'bob' dhe 'lob', nuk ka gjë tjetër aktuale në skenën e bukurisë, ka disa ndryshime në këtë temë. Në vazhdim shikoni se cilat stile të flokëve do t'ju bëjnë të jeni në trend.

 

FLOKU I GJATË ME BALLUKE DHE FLOKU I GJATË I PRERË ME SHTRESA

Nëse e keni, apo zgjedhja juaj e parë është gjithmonë floku i gjatë, e vizitat te stilisti dhe secili centimetër i flokut ka rëndësi për juve, atëherë ju propozojmë mos ta prekni gjatësinë, por flokun tuaj ta freskoni me formë tashmë floku i valëzuar është shumë popullor, dhe atë në kombinim me balluke që bie sipër vetullave, që e theksojnë fytyrën tuaj dhe stilin e flokut e bëjnë edhe më të këndshëm. Po ashtu, balluket e gjata nga anash në kombinim me flokun e gjatë të shtresuar janë opsion që është në dispozicion kur stilet popullore janë në pyetje. Kështu stili juaj I flokut do të jetë më me stil.

Image

 

KAÇURRELET ME BALLUKE DHE "PIXIE CUT"

Nëse keni flokë natyralë kaçurrele, këshilla e parë për juve është që mos ta drejtoni. Në rend të parë-kjo për faktin se kaçurrelet natyrale janë shumë në modë, e dyta mos ta dëmtoni flokun tuaj. Ajo që mund të bëni për t'i dhënë formë stilit tuaj, pa marrë parasysh nëse keni flokë të shkurtë apo të gjatë, është të preni balluket, t'i lini lehtësisht të bien dhe të mos mundoheni t'i ndaloni derisa fluturojnë nga të gjitha anët. Sepse,pikërisht aty është fshehtësia, që stilit tuaj t'i shtohet më shumë modesti, si dhe një notë rinie. Natyrisht, kur stilet e shkurtra janë në pyetje, mos të harrojmë të aplikojmë "pixie cut" për të gjitha ato që nuk e kanë problem të shkurtojnë flokun e tyre.

Image

 

'BOB' ASIMETRIK DHE 'LOB' I SHKALLËZUAR

Siç e kemi thënë edhe në fillim, 'bob' si variant i shkurtë dhe 'lob' si variant i flokut të gjatë edhe më tutje janë të pranishme në skenë dhe me sa duke gjërat në këtë drejtim nuk do të ndryshojnë edhe ca në princip, këto stile të flokut janë shumë falënderuese, sepse nuk është e vështirë për t'i mbajtur. E dyta - shtojnë volum në flokë që secila femër e dëshiron. Po ashtu, mund ta vëreni se edhe valët e buta në stilin "beach waves" janë shumë popullore. Sidomos theksohet 'bob' asimetrik, që është më i gjatë në majat e flokut më i shkurt te rrënja, që është në princip version retro për stilet popullore nga të nëntëdhjetat. Ose, nëse keni gjatësi deri në kraharor, atëherë propozojmë variantin me 'lob' të shtresuar dhe balluke të gjata që bien nga anash, dhe po ashtu shtojnë volum.

Image

 

'BOB' RETRO DHE KLASIK

Edhe më tutje jemi në temën e stilit 'bob', për të cilin kemi thënë se vjen në principin e versioneve retro të stileve të flokut nga të nëntëdhjetat. Por, varianti që sidomos është retro, që është shumë simpatike është 'bob' me flokun pjesërisht të kthyer nga brenda dhe me balluke që kanë një ndarje në mes. Sidomos duket si pjesë e stilit të lehtë. Ose, stiil 'bob' që njëkohësisht kalon në raste ditore elegante - i rrafshët dhe 'bob' të ashpër me balluke me të njëjtën gjatësi sa të flokut.

Image

 

 

(Kosova Sot)