Nëse dëshironi flokë të bukur, si mëndafshi të butë, përcillni këto këshilla

  • 17 November 2018 - 08:13
Nëse dëshironi flokë të bukur, si mëndafshi të butë, përcillni këto këshilla

Te të gjithë ne ndikojnë ato reklamat për preparatet kozmetike në të cilat floku ka shkëlqim, i bukur dhe i butë si mëndafshi, e për një moment na shkon mendja se pikërisht në atë shishe gjendet zgjidhja për të gjitha problemet. Dhe, derisa ekzistojnë prodhime të specializuara që flokun e bëjnë më të butë dhe me më shkëlqim, në fakt gjithçka varet prej nesh. Mënyrat si e thajmë flokun, si përdorim peshqirin, ndikojnë drejtpërdrejt në flokun tonë dhe mënyrën si duket. Në vijim ju sjellim disa këshilla për të pasur flokë të butë si mëndafshi. Peshqirin hidheni nga përdorimi Sikur që nuk duhet krehur flokun e lagur, po ashtu nuk sugjerohet të përdorni peshqir pas larjes, pa marrë parasysh se të gjithë e kemi shprehi. Struktura e tij është e ashpër dhe dëmton qimen e flokut, më mirë përdorni një bluzë pambuku. Zgjedhja e duhur e preparateve për kujdes Natyrisht se rëndësi kanë edhe preparatet që përdorni. Balsami është shumë i rëndësishëm, sepse mbyll qimen dhe e mbron nga pëlcitja, maskat dhe kujdesi shtesë e mbrojnë flokun nga brenda. Preparatet natyral, përkatësisht vajrat flokut i japin butësi dhe strukturë të mëndafshtë - vaji i kokosit, vaji i arganit. Krihni flokun para se të flini Në bazë flokun nuk duhet krehur shpesh, sepse humbet elektriciteti i tij. Ajo që kemi përmendur është se flokun kurrsesi nuk guxoni ta krihni porsa ta keni pastruar. Në fakt, flokun më së miri ta krihni është para se ta pastroni. Po ashtu, rëndësi ka ta krihni para se të shkoni në gjumë, në mënyrë që të jetë gjithmonë i butë dhe i këndshëm

Image
Image

 

(Kosova Sot)