Shtatë këshilla bukurie për çdo femër

  • 04 October 2015 - 16:18
Shtatë këshilla bukurie për çdo femër

Pa marrë parasysh se sa shumë dini për kujdesin ndaj bukurisë suaj, disa këshilla shtesë kurrë nuk bëjnë dëm, sidomos jo nëse jeni e përkushtuar në rutinën tuaj të bukurisë

Përdoreni llakun e bardhë si bazë

Nëse dëshironi që llaku i thonjve të jetë më vibrant, atëherë, para se ta aplikoni llakun me ngjyrën tuaj të preferuar, përdoreni llakun me ngjyrë të bardhë si shtresë bazë në thonj.

Image

Përbërësi më i rëndësishëm për maskë flokësh

Nëse flokëve tuaj u ka humbur shkëlqimi dhe nuk e kanë shëndetin që e kanë pasur dikur, mirëpo nuk dëshironi të investoni shumë në mirëmbajtjen e tyre, atëherë shpëtimin kërkojeni tek vaji i kokosit, produkt ky shumë i rëndësishëm për mirëqenien e flokëve tuaj.

Image

 

Balsami i buzëve për trajtimin e vetullave

Nëse keni mbetur pa xhelin e preferuar për trajtimin e vetullave, përdoreni balsamin e buzëve. Thjesht, aplikojeni një sasi të vogël të balsamit në vetulla, me ndihmën e gishtërinjve dhe si rrjedhojë do të mund t’i ‘qetësoni’ vetullat tuaja.

Image

Tharja më e shpejtë e llakut të thonjve

Nëse nuk keni shumë kohë të prisni që thonjtë tuaj të thahen, atëherë, para se të filloni me aplikimin e llakut në thonj mbusheni një enë me ujë të ftohtë dhe zhytini thonjtë në të menjëherë pasi të keni përfunduar me procesin e aplikimit të llakut.

Image

Ruajeni grimin e shkatërruar

Edhe nëse keni probleme me grimin tuaj, sidomos bojëkuqin, për të cilin shumica e femrave e dinë që shpeshherë shkatërrohen, pak kohë pasi të blihen, atëherë mos e hidhni menjëherë. Thjesht, copëtojeni mirë bojëkuqin, trajtojeni me një sasi të vogël të alkoolit, për ta krijuar një pastë. Lëreni pastën të qëndrojë përgjatë gjithë natës dhe të nesërmen do ta keni një pudër pothuajse si të re.

Image

Përdoreni jogurtin grek për trajtimin e akneve

Të zgjohesh me një shenjë në fytyrë është një ankth i vërtetë, mirëpo e mira është që këto shenja, që zakonisht shfaqen në formë të akneve dhe puçrrave, mund t’i trajtoni shumë lehtë, thjesht duke përdorur jogurt të pastër grek. Acidi laktik, që gjendet në jogurt, ka veti antibakteriale, që ju ndihmon në largimin e këtyre shenjave.

Image

Zëvendësojeni peshqirin me bluzë

Shmangeni përdorimin e peshqirit për tharjen e flokëve dhe në vend të tij përdorni bluzë, pasi fibrat e peshqirit i bëjnë flokët më të brishtë, duke shkaktuar kështu kaçurrela të padëshiruara në flokë.

Image

(Kosova Sot)