Ja çka tregon forma e fytyrës për personalitetin tuaj

  • 04 October 2015 - 23:16
Ja çka tregon forma e fytyrës për personalitetin tuaj

Forma e fytyrës flet shumë për personalitetin tuaj. Kështu të paktën mendon Jean Haner, eksperte në leximin e fytyrës dhe autore e librit ‘Urtësia e fytyrës’, e cila ka folur për gjërat që mund të kuptohen nga forma e fytyrës

Fytyra në formë katërkëndëshi

Njerëzit që kanë formë të tillë të fytyrës kanë tendencë që ta vlerësojnë të menduarit logjik si dhe mendojnë shumë thellë. Këta persona zakonisht i planifikojnë gjërat shumë kohë para se të ndodhin.

Image

Fytyra me formë të rrumbullakët

Kjo formë e fytyrës tregon se personi në fjalë është dorëlirë dhe mendon shumë për të tjerët. E meta e njerëzve me formë të tillë të fytyrës është që shpeshherë i vënë të tjerët para vetes. Një mentalitet i tillë mund t’i afrojë njerëzit që mëtojnë ta shfrytëzojnë rastin, andaj femrat me formë të tillë të fytyrës mund ta pësojnë nga mirësia.

Image

Fytyra në formë diamanti

Femrat e tilla kanë dëshirë që ta kenë kontrollin në duart e veta dhe janë të përqendruara shumë në detaje. Si rrjedhojë, personat që kanë fytyrë në formë diamanti shpeshherë bëjnë punë kualitative dhe janë të mprehtë në fjalë e mendime.

Image

Fytyra në formë ovale

Fytyra ovale është më e gjatë sesa e gjerë, ndërsa personat që kanë formë të tillë të fytyrës zakonisht e dinë se çka duhet të thonë në situata të caktuara. Njerëzit me formë të tillë të fytyrës janë më mikpritës dhe, si rrjedhojë, arrijnë të përshtaten më lehtë me të tjerët.

Image

Fytyra në formë katrori

Femrat që kanë formë të tillë të fytyrës janë të pasionuara pas projekteve të rëndësishme dhe angazhohen me shumë zell në projekte të tilla, edhe atëherë kur nuk janë vetë udhëheqëse të tyre.

Image

Fytyra në formë zemre

Femrat me fytyrë në formë zemre, zakonisht janë kokëforta. Për më tepër, femrat e tilla janë të mençura dhe kanë shumë vetëbesim, andaj më me shumë dëshirë i kryejnë punët vetë, duke mos kërkuar ndihmë nga të tjerët.

Image

Fytyra në formë trekëndëshi

Kjo formë fytyre është më e ngushtë në ballë dhe më e gjerë në linjën e nofullave. Kjo i bie që femrat e tilla zakonisht duan të jenë udhëheqëse. Si rrjedhojë, femrat e tilla kanë tendencë që të jenë më të suksesshme në jetë.

Image

(Kosova Sot)