Hapat që duhen ndjekur çdo ditë për një lëkurë të përkryer

  • 07 October 2015 - 08:31
Hapat që duhen ndjekur çdo ditë për një lëkurë të përkryer

Leyla Javadova, eksperte për kujdesin ndaj lëkurës, ka dhënë disa këshilla, të cilat duhet t’i ndiqni, nëse mëtoni të keni lëkurë të shëndoshë dhe të pastër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Hapni poret!

Procedura fillon me hapjen e të gjitha poreve të papastra për t’i pastruar ato në tërësi. Lagni një leckë me ujë të nxehtë dhe më pas me të trajtoni gjithë fytyrën tuaj. Uji dhe avulli kontribuon me hapjen e poreve dhe pastrimin e papastërtive. Mirëpo, duhet të siguroheni që uji nuk është shumë i nxehtë.

2. Pastrojeni fytyrën!

Para se të vazhdoni, pastroni duart me sapun dhe ujë të vakët, pasi që ju nuk do të dëshironit ta prekni fytyrën tuaj me duar të papastra. Pastaj, merrni pastruesin e zakonshëm të lëkurës dhe me të trajtoni fytyrën, që veçse është me pore të hapura.

3. Zbutësi natyral

Përzieni dy lugë gjelle ujë dhe dy lugë gjelle sheqer. Përzieni përbërësit derisa të krijohet një pastë e trashë. Pastaj, përzierjes së krijuar shtojani edhe një lugë gjelle sheqer dhe pasi ta keni vendosur në duar, trajtojeni fytyrën me përzierjen e fituar. Ndajeni fytyrën në tri pjesë: anën e djathtë të fytyrës, anën e majtë të fytyrës dhe pjesën e ballit, ndërsa më pas masazhojeni çdo pjesë të fytyrës për nga një minutë.

4. Lëngu i limonit

Ndajeni një limon përgjysmë dhe shtrydheni për të mbledhë rreth 20 pika lëng limoni të freskët. Zhytni gishtërinjtë në lëngun e shtrydhur dhe më pas gishtërinjtë e lagur mbajini në kontakt me lëkurën për rreth dhjetë sekonda. Në fund, mos harroni ta pastroni fytyrën me ujë të vakët!

5. Mbyllni poret!

Ndaleni ujin e nxehtë dhe lëshojeni ujin e ftohtë. Trajtojeni fytyrën me ujë të ftohtë, duke u munduar që ta mos e prekeni fytyrën me duar, pra vetëm hidheni ujin në fytyrë. Merrni një kub akulli nga frigoriferi dhe me të trajtojeni fytyrën, duke bërë që t’i mbyllni poret, pasi t’i keni pastruar përfundimisht. 

(Kosova Sot)