10 fshehtësitë e grimit, të cilat askush më parë nuk jua ka thënë

  • 07 October 2015 - 13:10
10 fshehtësitë e grimit, të cilat askush më parë nuk jua ka thënë

Femrat janë gjithmonë në kërkim për mënyra efikase që të duken mirë të rregulluara dhe natyrale. Grimi, nëse nuk jeni aq të shkathëta, më shumë ju bën dëm sesa dobi. Mirëpo, nëse mësoni disa fshehtësi që ta vëni grimin si duhet, gjithmonë do të dukeni e sofistikuar dhe e rregulluar. Ju sjellim disa këshilla të thjeshta që duhet t’i provoni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si t’i shkulni vetullat?

Vetullat t’i shkulni menjëherë pas dushit, sepse atëherë poret në lëkurë janë të hapura dhe “shkulja” dhemb më pak.

Fshehtësia për buzë më të mëdha

Së pari vendosni balsam për buzë, e më pas edhe shkëlqimin. Në këtë mënyrë buzët do të duken më të mbushura dhe më të mëdha.

Si ta vendosni korrektorin?

Korrektori më së miri vendoset me brushë. Por, nëse e vendosni me gishtërinj, provoni që sa më lehtë ta vendosni dhe shpërndani nëpër fytyrë.

Ngroheni dredhuesin e qerpikëve?

Me tharësin e flokëve e ngrohni dredhuesit apo pajisjen e qerpikëve. Në këtë mënyrë qerpikët dredhohen apo kthehen më shpejt dhe rrinë më gjatë ashtu.

Hija e shndritshme

Hijen e shndritshme e vendosni në këndet e brendshme të syve, në mënyrë që t’i theksoni dhe të arrini dukjen glamuroze.

Pudër e lëngshme dhe krem për fytyrë

Nëse lëkura është e tharë dhe e pëlcitur dhe dëshironi t’i mbuloni edhe mangësitë, në fytyrë vendosni krem, në të cilin keni shtuar pudër të lëngshme.

“Eyeliner”

Në mënyrë që ta parandaloni tharjen e shpejtë të “eyeliner”-it, gjithmonë mbajeni në drejtimin e drejtë. E njëjta vlen edhe për maskarë.

Zgjidhni pudrën që ju përshtatet

Kur të blini pudër të lëngshme, provoni më shumë nuanca në fytyrë. Provoni tri apo katër nuanca, në mënyrë që të përcaktoheni për një, e cila ju përshtatet më mirë me ngjyrën e fytyrës suaj.

Kujdes me “eyeliner”

 

Linjat e “eyeliner”-it duhet të jenë të ndara në këndin e brendshëm dhe të jashtëm të syrit. Në të kundërtën sytë do të duken më të vegjël.

Spreji për mbrojtjen e flokëve nga të nxehtit

Para secilës tharje të flokëve dhe hekurosjes së tyre, detyrimisht vendosni sprej kundër të nxehtit. Flokët do të jenë më të shëndetshëm dhe më të ndritshëm. 

(Kosova Sot)