Çlirojeni lëkurën nga puçrrat dhe aknet me këto ilaçe natyrale

  • 08 October 2015 - 15:35
Çlirojeni lëkurën nga puçrrat dhe aknet me këto ilaçe natyrale

Nëse kurrsesi nuk mund të rehatoheni me kremrat dhe ilaçet e tjera për pastrimin e fytyrës nga aknet dhe puçrrat, atëherë ka ardhur momenti që t’i provoni ilaçet natyrale, që ua kemi sjellë më poshtë

Image

Aspirina

Njëri prej përbërësve kryesorë të aspirinës është acidi salicilik, që është shumë i përdorur edhe në produktet për trajtimin e akneve. Andaj, për të përfituar nga vetitë shëruese të këtij përbërësi shtypeni një tabletë të aspirinës dhe përzieni me ujë, për ta krijuar një pastë. Pastën e fituar aplikojeni drejtpërsëdrejti në puçërr, me ndihmën e një topthi të pambukut dhe lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, para se ta pastroni lëkurën me ujë të vaktë.

Image

Akulli

Akulli, siç e dini, ndikon në reduktimin e ënjtjes së lëkurës që shkaktohet si pasojë e ndonjë lëndimi në kyçe, mirëpo akulli ngjashëm vepron edhe në reduktimin e puçrrave në lëkurë. Thjesht, mbështilleni një copë akulli në një leckë dhe vendoseni leckën mbi puçërr, duke e lënë të qëndrojë për një minutë. Akulli ndikon në reduktimin e ënjtjes dhe skuqjes, që shkaktohet nga puçrrat.

Image

Uthulla e mollës

Përzieni 50 mililitra uthull molle me 200 mililitra ujë dhe më pas përzierjen e fituar aplikojeni në gjithë lëkurën e fytyrës me ndihmën e një topthi të pambukut. Kjo përzierje ju ndihmon që ta çlironi fytyrën nga bakteret, që janë përgjegjëset kryesore për shfaqjen e puçrrave dhe akneve në fytyrë.

Image

Hudhra

Hudhra ka shumë veti antibakteriale, gjë që e bën hudhrën një përbërës pothuajse të domosdoshëm të shumë ushqimeve. Për më tepër, hudhra ka filluar të gjej përdorim të gjerë edhe në kujdesin ndaj lëkurës, pikërisht për shkak të vetive të saj antibakteriale. Thjesht, përzieni hudhrën e shtypur me ujë, duke krijuar një pastë, të cilën më pas duhet ta aplikoni në fytyrë dhe ta lini të qëndrojë për pesë minuta.

Image

Të bardhtë e vezës

Të bardhtë e vezës është një sekret i kamotshëm për kujdesin ndaj lëkurës, pasi që proteinat dhe vitaminat që gjenden në të bardhtë e vezës ju ndihmojnë që ta nxirrni yndyrën e tepërt nga poret, duke reduktuar kështu pezmatimet. Për rezultate maksimale, aplikojeni të bardhtë e vezës drejtpërsëdrejti në lëkurë dhe pastaj hiqeni, duke e pastruar fytyrën me ujë.

Image

Mjalti

Trajtojini puçrrat duke e aplikuar mjaltin drejtpërsëdrejti në puçërr, apo duke e përdorur mjaltin si maskë të fytyrës. Mjalti që e përdorni për trajtimin e puçrrave duhet të jetë organik.

Image

Trangulli

Trangujt ju ndihmojnë në ftohjen dhe hidratimin e lëkurës si dhe janë perime të mbushura përplot me vitaminë C. Andaj, për të përfituar nga vetitë e trangullit merrni një rriskë të ftohtë trangulli dhe aplikojeni drejtpërsëdrejti në akne.

Image

Lëvorja e bananes

Merrni një lëvore  të bananes dhe me pjesën e brendshme të saj trajtojeni lëkurën, ku keni më së shumti probleme me aknet. Trajtimi i lëkurës me banane duhet të zgjas 5-10 minuta, para se ta pastroni fytyrën.

Image

(Kosova Sot)