Këshillat e çuditshme të bukurisë që funksionojnë

  • 09 October 2015 - 08:11
Këshillat e çuditshme të bukurisë që funksionojnë

Harroni gjithçka që keni mësuar ndonjëherë për aplikimin e grimit dhe pastrimin e lëkurës. Ne kemi mbledhur disa nga këshillat më të pazakonta të bukurisë për ju.

Pudra para sherkut

Jemi mësuar të aplikojmë gjithmonë sherk së pari e më pas pudër, por artistja e grimit e të famshmeve Kindra Mann sugjeron që duhet t’ua ndërrojmë vendin të dyjave. “Aplikoni të gjitha kremrat hidratuese dhe serumet që i përdorni zakonisht. Pastaj para se të përdorni sherkun, përdorni pak pudër në mënyrë që të krijoni një bazë të mirë për të. Rezultati do të jetë befasues, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lagini qerpikët!

“Nëse keni qerpikë të çrregullt, apo shumë të hollë, lagini ata para se të aplikoni maskarën”, thotë artistja e grimit Rebecca Restrepo. “Mund të përdorni një mjet për t’ua rregulluar drejtimin atyre, si është për shembull lima që përdorni për rregullimin e formës së thonjve, në të njëjtën mënyrë si përdorni gërshërët për të dredhur fundin e kordeles’.

Brusha e hijes për qerpikët

“Përdorni një brushë të hijes së syve për qerpikët e poshtëm, pasi ta keni zhytur atë një herë në maskarë”, thotë Niki Metz, drejtoresha ekzekutive e ‘Artistry’. Kjo brushë ju ndihmon që të aplikoni atë në mënyrë më të mirë duke shmangur pamjen e çrregullt apo të tepruar.

Bronzuesi për të ‘zvogëluar’ hundën

“Aplikoni pak bronzues në pjesën e majës së hundës për ta bërë atë të duket më e vogël’, tha Metz. ‘Për të pasur sukses kjo, ngjyra e bronzuesit duhet të ketë ten dy herë më të errët se lëkura e juaj”.

Parandalojeni ënjtjen me sherk!

"Vendoseni sherkun në frigorifer gjatë verës, pak para aplikimit në fytyrë, ashtu qëkur ta aplikoni, ai të ndihmojë në reduktimin e ënjtjes së fytyrës në mëngjeset e ngrohta verore”, thotë Simone Ciafardini, zëvendëspresidente e sektorit artistik të brendit të njohur të kozmetikës ‘Make Up For Ever’. Kjo është një këshillë e mirë edhe për korrektorët e lëngshëm”.

Mos e mbuloni tërë fytyrën!

“Për ta fituar atë pamjen e përkryer të lëkurës së pastër, aplikoni sherk vetëm në zonën qendrore vertikale të fytyrës dhe shpërndajeni nga aty”, thotë artistja e grimit Jane McKay. “Në shumicën e rasteve është më mirë të mos përdorni sherk në tërë fytyrën ashtu që të mos dukeni e mbingarkuar apo më e vjetër”,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pastrojini buzët me sheqer!

Për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës së buzëve dhe për të shtuar shkëlqimin e tyre, ju duhet t’i pastroni ato me sheqer në mënyrë që ta zbusni sipërfaqen e sipërme të tyre dhe të lini vend për aplikimin e buzëkuqit apo të balsamit në buzë. Kokrrat e sheqerit ndikojnë në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut në buzë duke ndikuar edhe në pamjen e tyre.

Masazhojeni lëkurën me kripë!

Për të fituar një lloj pastruesi natyral të lëkurës suaj ju mund të përzieni ujë me kripë të trashë në mënyrë që kripa të ndikojë në eliminimin e papastërtisë, mbetjeve të grimit dhe qelizave të vdekura. Kështu do të fitoni një lëkurë të pastër dhe të payndyrshme, mbi të cilën mund të duket më bukur edhe grimi që përdorni. (Kosova Sot)