7 këshilla nga të famshmet për kujdesin e lëkurës

  • 10 October 2015 - 12:11
7 këshilla nga të famshmet për kujdesin e lëkurës

Sigurisht që të famshmet kanë para më shumë në dispozicion për t’u kujdesur për lëkurën, mirëpo shumica prej tyre përdorin teknika që janë edhe të përballueshme financiarisht, por edhe shumë të lehta për t’i bërë. Provoni këto teknika dhe këshilla për kujdesin e lëkurës dhe mund të dukeni po aq bukur sa ato, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Pasta e dhëmbëve për akne

Askujt nuk i pëlqen kur i dalin aknet, kështu që kemi disa këshilla se si mund t’i largoni ato në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Fergie, këngëtarja e ‘Black Eyed Peas’, përdor pastën e dhëmbëve për të larguar aknet, pasi që ajo ndihmon tharjen e tyre, duke i bërë që të largohen sa më shpejt.

2. Rrezitja artificiale

Pasi që nuk mund të marrim rrezet e diellit gjatë tërë vitit, shumë artistë të grimit përdorin një losion me ngjyrë në formë spreji për t’i dhënë lëkurës një shkëlqim të ngjashëm me rrezitjen. Në këtë mënyrë ju mund të fshihni edhe ato pjesë jo të përkryera të lëkurës, dhe do t’u ikni rreziqeve të rrezitjes artificiale në solarium, e cila mund të shkaktojë edhe kancer në lëkurë.

3. Përbërësi magjik

Reseveratroli është një lloj përbërësi që gjendet në verë dhe mund t’ju japë një rritje të sasisë së antioksidantëve në trup. Nëse e vendosni në lëkurë, ai ka edhe përfitime të tjera. Antioksidantët luftojnë dëmtimin e radikaleve të lira, që mund të shkaktojë plakjen më të shpejtë dhe një lëkurë që duket më pak rinore. Emily Blunt e përdor një serum, i cili përmban reseveratrol. Përdoreni edhe ju dhe mund të fitoni lëkurën e mahnitshme si të saj.

4. Pastrimi i brushave të grimit

Pas një kohe, mjetet e grimit mund të mbushen me produktet tuaja, por ato gjithashtu mbledhin edhe qeliza të vdekura dhe baktere. Kjo është një recetë për katastrofë. Përdorimi i brushave të tilla mund të shkaktojë shfaqjen e akneve e madje edhe infektime në lëkurë, që nuk janë aspak atraktive. Artistët e mëdhenj të grimit rekomandojnë pastrimin e brushave tuaja të grimit me anë të ujit të ngrohtë dhe sapunit.

5. Kremi për mbrojtje nga rrezet UV

 

Nëse dëshironi të dukeni si Hilari Swank sigurohuni që të përdorni krem mbrojtës kundër rrezeve të diellit, sapo të zgjoheni në mëngjes. Aplikimi i kremit me SPF në fytyrën tuaj është sidomos i rëndësishëm, pasi që aty dëmtimet janë më të dukshme, por kanceri i lëkurës mund të shfaqet në tërë trupin, kështu që është mirë të mbuloni çdo pjesë të dukshme të lëkurës me të. Mund të përdorni edhe ndonjë krem hidratues që ka mbrojtje ndaj rrezeve ultravjollcë.

6. Përdorni një maskë një herë në javë!

 

Një maskë e tillë është ajo pjesa shtesë që e qetëson dhe zbut lëkurën, duke e mbushur atë me përbërës që ndikojnë në shëndetin e saj, duke e bërë të duket e bukur dhe me shkëlqim. Shumica e të famshmëve shpenzojnë shumë në versione të shtrenjta, por ju nuk keni nevojë ta bëni këtë. Madje një maskë të mirë mund ta krijoni edhe në shtëpi me përbërës natyral, thjesht sigurohuni ta bëni këtë një herë në javë.

7. Hidratuesi

Është e rëndësishme që të keni një losion hidratues për trup dhe fytyrë. Mbani në mend që ta përdorni atë disa herë në ditë. Minka Kelly duket e mahnitshme dhe ajo tha që sekreti për një lëkurë të mirë qëndron te losioni i përditshëm. Sigurohuni që ta përdorni një të tillë sa herë të dilni nga dushi. Kjo është koha më e mirë për ta përdorur atë, pasi që lëkura e lagësht e absorbon atë në mënyrë më efikase. 

(Kosova Sot)