Për fytyrë më të re, lyeni atë me dhjetë shtresa të jogurtit

  • 10 October 2015 - 14:57
Për fytyrë më të re, lyeni atë me dhjetë shtresa të jogurtit

Edhe pse jeni tejet të lodhura, kur të jeni kthyer nga puna në shtëpi, menjëherë (bën edhe në lëkurën e pa pastruar) në fytyrë, në ballë, rreth veshëve, në qafë dhe në hapësirën e dekoltesë, t’i hidhni një shtresë kos, jogurt apo zefir, atë që ju gjendet në frigorifer. Kjo është shtresa e parë. Prisni derisa të thahet 3-5 minuta, e më pas lyeni edhe shtresën tjetër dhe prisni 3-5 minuta. Kështu veproni me dhjetë shtresa. Në këtë mënyrë do ta tërhiqni fytyrën dhe do t’i bëni masazh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Midis shtresave mund ta përdorni imagjinatën tuaj dhe ta spërkatni fytyrën me lëngje të freskëta nga limoni, grejpfruti, dredhëzat, boronica – përkatësisht me cilindo acid natyral të pemëve. Kur të jetë tharë edhe për të dhjetën herë, e shpëlani me ujë të vakët dhe e lyeni lëkurën me kremin e zakonshëm. 

(Kosova Sot)