Trendët më të mirë të grimit për vjeshtë

  • 13 October 2015 - 18:24
Trendët më të mirë të grimit për vjeshtë

Ngjyra pa shkëlqim për buzë, ajo për faqe, ‘smokey eye’ i çrregullt e xhinglat e portokallta, janë disa ndër gjërat qo do të jenë në trend gjatë kësaj vjeshte. Shikoni se cilët trendë do të jenë hite të kësaj vjeshte, të cilët i rekomandojnë edhe disenjatorët botërorë

Ngjyra e kuqe për buzë

Po, bëhet fjalë për ngjyrën klasike që nuk del kurrë nga moda dhe të cilën asnjë trend nuk mund ta rrëzojë nga froni, por kësaj vjeshte, kur insistohet në nuancat me ngjyrë të lëkurës dhe me teksturë pa shkëlqim, ngjyra e kuqe për buzë dihet të dominojë në botën tuaj të grimit.

Image

Theksimi në sy

Jeni lodhur nga linja e përkryer e rregullt rreth syve? Shtëpia e modës ‘Fendi’ duket se ka lexuar mendimet tuaja duke i rregulluar modelet e saj në shfaqjet vjeshtore të modës me lapsa me gjysmë shkëlqimi për sy.

Image

E kuqja për faqe

Ngjyra e kuqe për faqe është arma juaj kryesore e vjeshtës! Për këtë arsye, i lini anash pudrat dhe shtresat tjera dhe zgjidheni të kuqtë e vërtetë për faqe. Kujdesuni që së paku një prej ngjyrave të jetë me nuancë të ngjyrës së portokalltë, me një prekje të lehtë të ngjyrës së kuqe. Do të dukeni sikur jeni prekur nga rrezet e diellit dimëror.

Image

Xhinglat

Sytë tuaj duhet të shkëlqejnë kësaj vjeshte, por në një mënyrë të denjë. Zgjidhini nuancat modeste të së kaltrës, ngjyrës së artë, të gjelbër, të hirtë nëse vendosni për ngjyrë të tharë, ose ngjyrën e portokalltë nëse në sy aplikoni xhingla dhe pluhur me shkëlqim. Në sezonin që ka zgjuar trendët e viteve 1990, buzët “gotike” të mbushura me “gjak”, sytë jorealë (sikur të keni thjerra) dhe lëkura e porcelanit sikur të jeni kukull do të jenë kombinimet e duhura për ju.

Image

Loja me hije

 ‘Smokey eye’ vazhdon që të dominojë edhe në vjeshtë, e këshilla më e mirë është që me gishtërinj t’i përhapni sa më shumë nuancat nga skajet në drejtim të këndeve. Rezultati duhet të jetë një hije e papërcaktuar, e çrregullt, e cila në fytyrën tuaj do të duket delikate dhe disi romantike.

Image

Sa më shumë maskarë

Se sa është e fuqishme maskara ka dëshmuar Carolina Herrera në shfaqjen vjeshtore të modës. Në fakt, disenjatorja e njohur ka zgjedhur maskarën e argjendtë me të cilën ka kompensuar tushin e zi për sy. Këtë vjeshtë rregullohuni me maskarë për ta rritur vëllimin e qerpikëve dhe i bëni qerpikët tuaj edhe më joshës dhe krejtësisht të parezistueshëm.

Image

(Kosova Sot)