Stolitë nga të tetëdhjetat janë në trend këtë vjeshtë

  • 13 October 2015 - 21:34
Stolitë nga të tetëdhjetat janë në trend këtë vjeshtë

Disenjatorët tash e një periudhë të gjatë kohore janë inspiruar në bazë të stilit retro, e pas viteve të gjashtëdhjeta, atyre të shtatëdhjeta, radha u ka ardhur viteve të tetëdhjeta. Së paku kur janë në pyetje stolitë. Në periudhën e viteve të tetëdhjeta kanë dominuar vathët me efekte prej drurëve, plastikës dhe metalit, doreza të thella, qafore në formë të gërshetave afrikane si dhe ato më masive. Paraqiten tone të arta, ezmere dhe metalike, që janë tone ideale për këtë periudhë kohore, e në mënyrë të shkëlqyeshme kombinohen dhe përshtaten me stilet e veshjes. Vajzat e reja thjesht mund të hapin kutitë me stoli të nënave të tyre dhe të gjejnë një pjesë për veten e tyre. Detyrimisht flokët t’i shtrëngoni në efektin “bishtkali”, në mënyrë që të mund t’i theksoni bizhuteritë.

(Kosova Sot)