Maskara: Fshehtësitë gjeniale për qerpikë më të gjatë dhe më të plotë

  • 24 November 2015 - 20:10
Maskara: Fshehtësitë gjeniale për qerpikë më të gjatë dhe më të plotë

Me siguri e dini se maskarën e përsosur vështirë se mund ta gjeni. Mirëpo, falë disa fshehtësive, cilado maskarë do të bëjë punën në mënyrë të shkëlqyeshme. Kuptojeni se si në katër hapa sytë tuaj do të duken të mëdhenj dhe të parezistueshëm

 

Hapi i parë: Drejtoni qerpikët

Image

 

Ky hap i thjeshtë do të thotë shumë, e do t’ju marrë vetëm tridhjetë sekonda nga koha juaj.  

 

Hapi i dytë: Filloni nga qerpikët e poshtëm

Image

 

Grimerët profesionalë këshillojnë që maskarën së pari ta aplikoni në qerpikët e poshtëm, e më pas në ata të sipërm. Në këtë mënyrë do ta parandaloni shpërndarjen e saj të panevojshme.

 

Hapi i tretë: Maskarën e vendosni në qerpikët e sipërm

Image

 

Brushën e vendosni në rrënjën e qerpikëve duke e lëvizur majtas-djathtas, deri në majën e qerpikëve. Kjo është mënyra më e shpejtë që qerpikët “t’i nxirrni në pah”.

 

Hapi i katërt: Lëvizja përfundimtare  

Image

 

Tash është koha t’i mbuloni edhe ato qimet e vogla që pothuajse kurrë nuk ia dilni t’i prekni me grim. Brushën e mbani drejt dhe me majën e saj kaloni sipër qimeve më të imëta. Kujdes të shtuar kushtojuni qerpikëve që gjenden në këndin e jashtëm të syve, sepse janë më të gjatë, e sytë do t’ju duken më të mëdhenj dhe më të hapur.