Dëshironi dukje më të re? Provojeni këtë maskë nga vetëm dy përbërës

  • 25 November 2015 - 23:40
Dëshironi dukje më të re? Provojeni këtë maskë nga vetëm dy përbërës

Secila femër ka dëshirë dhe mundohet që të ketë një dukje sa më të re, lëkurë sa më të freskët dhe më të ripërtërirë. Kur flasim për këtë dëshirë, assesi nuk e kemi fjalën për operacionet dhe ndërhyrjet kirurgjikale, por mendojmë gjithmonë për preparatet natyrale, pa kemikate dhe efekte të dëmshme anësore, preparate këto të cilat mundeni ju vetë t’i përgatisni. Një nga këto maska të tilla kundër rrudhave është edhe kjo maskë e vërtetuar për të cilën ju nevojiten vetëm dy përbërës, e këta përbërës janë shumë pranë jush, pothuajse i keni në dorën tuaj.

Përbërësit:

1 të verdhët e vezës;

Gjysmë limoni.

Përgatitja e maskës:

Merrni vezën, e ndani të verdhët e saj dhe e përzieni me gjysmë limoni. Maskën e përgatitur e vendosni në fytyrë dhe më pas e lini që të veprojë për së paku njëzet minuta. Pasi të ketë vepruar dhe të jetë tharë, maskën nga fytyra e hiqni me ndihmën e një peshqirit të lagur me qumësht të ngrohtë. Kjo maskë është shumë ushqyese dhe shumë efikase kundër rrudhave.

(Kosova Sot)