7 ushtrimet për transformimin e trupit tuaj

  • 27 November 2015 - 17:51
7 ushtrimet për transformimin e trupit tuaj

Ushtrimet si kalimi i litarit apo ngasja e biçikletës janë vetëm dy nga shtatë ushtrimet që formësojnë trupin. Krahas tyre në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë do t’i forconi muskujt

Ushtrimi me litar

Ky ushtrim i lehtë, i lirë dhe i thjeshtë, është i shkëlqyeshëm në shkrirjen e kalorive, madje nuk ka mënyrë më të shpejtë për ta bërë një gjë të tillë. Njëherësh është ushtrim mjaft argëtues.

Përkuljet

Ushtrimet e forta ndikojnë në forcimin e pjesës së poshtme të trupit, japin formë prapanicës tuaj, si dhe shkrijnë shumë kalori. Ky ushtrim, ngritje lartë dhe ulje poshtë, është një ndër ushtrimet me më së shumti efekt.

Pompat

Nuk janë aspak të lehta dhe mu për këtë arsye shumica i shmangin. Por, si thonë ‘përmes ushtrimeve deri në përsosmëri’. Nisuni me dy pompa në ditë, për një javë me siguri se do të kaloni në pesë. Ushtrimet, pompat, janë të shkëlqyeshme për formësimin e trupit, sidomos pjesës së sipërme, shpinës dhe kurrizit e ndërkohë forcon krejt trupin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hapat

Në mënyrë që t’i forconi muskujt e këmbëve, hapat janë ushtrimet më të përshtatshme. Do të keni rezultate të mira, pasi që secilën këmbë e ushtroni në mënyrë të veçantë dhe kështu i dhuroni formë.

Noti

Ky aktivitet freskues aktivizon pothuajse të gjithë muskujt, shkrinë kaloritë dhe në mënyrë të bukur formëson trupin. Krahas hijeshisë së trupit noti  është ushtrim i mirë edhe për frymëmarrje dhe shëndetin e mushkërive.

Vrapimi

Vrapimi, njëjtë sikurse edhe noti, lëviz shumicën e muskujve në trup. Është i shkëlqyeshëm për formimin e të gjitha pjesëve të trupit. Pos kësaj, vrapimi është ushtrim që mundëson largimin e stresit.

Ngasja e biçikletës

Në mënyrën më të mirë të mundshme thekson këmbët, ndërsa epërsia e gjithë kësaj është se mund ta shtoni apo ngadalësoni ritmin. Me këtë ushtrim do të djersiteni mjaft, e nëse jeni në shoqërinë e dikujt tjetër lodhjen as që do ta vëreni fare.

(Kosova Sot)