Këshillat për grim, varësisht nga ngjyra e flokëve

  • 27 November 2015 - 20:49
Këshillat për grim, varësisht nga ngjyra e flokëve

Prodhimet e njëjta mund të duken ndryshe te persona të ndryshëm. Ekzistojnë fshehtësi të grimit, që mund të vijnë në pah varësisht nga ngjyra e flokëve, syve dhe forma e fytyrës. Kësaj radhe, ju sjellim këshilla për femrat me flokë me ngjyrë të mbyllur

Theksojini buzët!

Femrat me flokë me ngjyrë të mbyllur nuk do të duhej të kishin frikë nga ngjyrat e theksuara, sidomos atëherë kur kemi të bëjmë me buzëkuq. Buzëkuqtë e errët dhe buzët e fryra me ngjyrë natyrale të kuqe, mund të duken për mrekulli te femrat me flokë të ndritur. Mirëpo, te femrat me flokë me ngjyrë të mbyllur nuancat e errëta duken shumë seksi. Pra, nëse keni flokë me ngjyrë të mbyllur, mos kini frikë nga ngjyrat e errëta dhe ato të theksuara.

Hijet e errëta

Ngjyra e veshjes apo syve tuaj mund të jetë një nga faktorët që mund të ndikojnë në zgjedhjen e hijeve për sy. Mirëpo, ngjyra e flokëve tuaj po ashtu është shumë me rëndësi. Nuancat e errëta te femrat me flokë me ngjyrë më të mbyllur duken të rrezikshme dhe tërheqëse. Nëse keni flokë të errët, me një efekt 'smokey-eye' kurrsesi nuk mund të gaboni.

Dukja si një ‘vampir’

Kur flasim për femrat që kanë ngjyrë të errët të flokëve, këshilla se sytë e errët nuk përshtaten me nuancat e errëta kurrsesi nuk pi ujë. Me rëndësi është të mos e teproni. Lirisht kombinojini nuancat e errëta, por kujdes nëse dëshironi të theksoni sytë apo buzët! Një grim 'vampiri' mund t’ju bëjë të dukeni tërheqëse dhe shumë seksi.

Lëkura me shkëlqim

Nëse keni flokë me ngjyrë të errët, kujdes të veçantë do të duhej t’i kushtoni lëkurës tuaj. Ajo kurrsesi nuk duhet të duket e lodhshme. Nëse dëshironi ta theksoni shkëlqimin e lëkurës suaj, mendoni për përdorimin e bronzuesit. Po ashtu, për dukje më të re lëkurës suaj duhet rregullisht t’i bëni piling dhe ta hidratoni atë.

Vetullat

Kurrsesi mos i lini anash vetullat, të cilat duhet t’i përshtatni me ngjyrën e flokëve tuaj. Nëse sipas natyrës nuk keni ngjyrë të errët të flokëve, ndoshta nevojitet që t’i rritni ato ose t’i ngjyrosni. Vetëm, kujdes të mos përdorni ngjyra tepër të errëta, sa për të mos u dalluar se keni dalë nga ngjyra natyrale.

Sytë e maces

Femrat me ngjyrë të errët të flokëve janë shumë tërheqëse, ndërsa asgjë nuk është më seksi se sytë e maces. Por, nëse dëshironi një dukje 'cat-eye', ju nevojitet paksa praktikë. Eksperimentoni me produkte të ndryshme, siç janë tushi dhe lapsi për sy, për ta gjetur më të mirën për ju. Kur njëherë t’i keni pushtuar sytë e maces, do të dukeni për mrekulli, edhe ditën, edhe natën.

Bronzuesi

Nëse keni ten të errët, me ndihmën e flokëve mund të dukeni më e ndritshme sesa që në të vërtetë jeni. Në vend se të përdorni pluhur me ngjyrë të errët, përcaktohuni për bronzues, të cilët theksojnë dukjen tuaj dhe i japin shkëlqim. Te grimi mund të bëhen shumë eksperimente me prodhime të ndryshme, në mënyrë që të gjeni atë që juve ju shkon më së miri për shtat.

(Kosova Sot)