Këshillë e thjeshtë grimi për ta krijuar iluzionin e syve më të mëdhenj

  • 29 November 2015 - 09:23
Këshillë e thjeshtë grimi për ta krijuar iluzionin e syve më të mëdhenj

Ka shumë arsye për ta ndjekur veprimtarinë e Huda Kattan-it, sipërmarrëses me bazë në Dubai, që ndër të tjera ka krijuar edhe qerpikët artificialë të Kardashian-ëve dhe menaxhon blogun e saj të famshëm, ‘Huda Beauty’. Ajo së fundmi ka dhënë këshilla për femrat me sy të vegjël, që mëtojnë që nëpërmjet grimit ta krijojnë iluzionin e syve më të mëdhenj.

 “Ky është një trik që ma ka mësuar mësuesi im i grimit”, ka shkruar Kattan.“Thjesht, vendoseni nga një pikë fshehës në skajet e brendshme dhe të jashtme të syve. Ky trik bën që sytë tuaj të duken më të gjerë dhe si rrjedhojë, edhe më të mëdhenj”.

Ajo më tutje rekomandon përdorimin e ‘eyeliner’-it me ngjyrë të bardhë në vend të ‘eyeliner’-it të zakonshëm, që ka ngjyrë të mbylltë. Mirëpo, nëse nuk jeni profesioniste në aplikimin e ‘eyeliner’-it, Kattan rekomandon të përdorni ndonjë nuancë të ngjyrës bezhe në kufirin mes qerpikëve dhe syve. Përfundimisht, qershinë mbi tortë mund ta vëni duke aplikuar qerpikë artificialë, që edhe më tej bëjnë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj.

(Kosova Sot)