Bukuria nga kuzhina

  • 29 November 2015 - 22:56
Bukuria nga kuzhina

Ditët e ftohta tashmë kanë arritur, e kjo do të thotë se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni kujdesit ndaj lëkurës. Për kujdes kualitativ nuk keni nevojë për preparate të shtrenjta, por për gjëra ushqimore, të cilat i keni në kuzhinën tuaj. Shërbehuni me këto këshilla, për të kursyer dhe për t’u dukur për mrekulli

1. Lëkura e dehidruar

Aplikojeni një shtresë të kosit në fytyrë dhe lëreni që të veprojë për 10-15 minuta. Acidet e qumështit ndihmojnë në mënjanimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe e hidratojnë atë. Është mirë që të përdorni kos me përqindje më të lartë të yndyrës, sepse sa më shumë që të përmbajë, po aq më të mëdha janë dobitë për lëkurën.

Image

 2. Heqja e shpejtë e grimit

Për fat të keq, shumë sapunë dhe produkte për heqje të grimit janë të mbushur me helme e substanca të ndryshme kimike. Filloni me përdorim të vajit të kokosit. Vetëm disa pikë në një copë pambuku, dhe maskarën do ta hiqni shumë shpejtë. Përveç faktit që do ta hiqni grimin, lëkurën rreth syve do ta keni edhe të hidratuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

3.  Aknet janë e kaluara juaj

Për ta zgjidhur këtë problem estetik, përdorni uthull të mollës. Po, aroma mund të jetë e pakëndshme por duhet të durohet për hir të bukurisë suaj. Në një copë të pastër pambuku i qitni disa pika të uthullës së mollës dhe pastrojeni lëkurën. Pas kësaj, mos e shpëlani fytyrën, por lëreni lëkurën që ta absorbojë uthullën. Kështu do ta pastroni lëkurën nga bakteret dhe do t’i mbyllni poret.

Image

 4. Lëkura e tharë

Para se ta aplikoni në fytyrë kremin e mbrëmjes, e përzini atë me disa pika mjalti. Me këtë kombinim lëkura juaj në mënyrë natyrale do të hidratohet thellë.

Image

 5. Piling për lëkurë të ndjeshme

Dy lugë me flluska tërshëre i përzini me mjet për pastrim të fytyrës, bën edhe me ujë të pastër dhe e fërkoni lehtë fytyrën. Në mënyrë natyrale do t’i mënjanoni qelizat e vdekura nga lëkura, ndërsa fytyra juaj do të duket e freskët. Këtë piling mund ta përdorni edhe për tërë trupin.

Image

(Kosova Sot)