Këshilla për grim

  • 30 November 2015 - 23:37
Këshilla për grim

Disa nga ekspertët më të mëdhenj të grimit kohë pas kohe kanë zbuluar sekretet e tyre të grimit, ndërsa ne jua sjellim disa këshilla të cilat do ta ndryshojnë mënyrën se si e përdorni grimin

Luga plastike me maskarë

Njëra nga mënyrat më të thjeshta dhe efikase për grim të syve është që ta merrni një lugë plastike dhe ta përdorni për ta mbuluar lëkurën nën sy. Në këtë mënyrë, do të jeni në gjendje që të aplikoni shtresë më të trashë të maskarës, por edhe të mos e njollosni lëkurën.

Image

Theksimi i ngjyrës së hijes për sy

Para se ta aplikoni hijen për sy, merreni një laps të bardhë për sy dhe përdoreni për ta mbuluar tërë kapakun me një shtresë të hollë të bardhë. Në këtë mënyrë, secila ngjyrë e hijes për sy që do të aplikohet më pas, do të jetë më e theksuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Shablloni për sy

Merreni pak shirit ngjitës dhe aplikojeni me kujdes të veçantë për ta përdorur si një shabllon fantastik për sy. Provojeni herën e ardhshme kur të vendosni për efektin e syve të maces dhe nuk do të besoni se sa më lehtë do ta bëni.

Image

Mbulojini qarqet e errëta

Nga të gjitha mënyrat e ndryshme për mbulim të qarqeve të errëta nën sy, më e mira deri tani është që të përdorni mbulues të mirë dhe ta aplikoni atë në formë të trekëndëshit. Baza dihet të jetë në krye të mesit të zonës së errët. Kjo teknikë gjithashtu ofron efekt më natyral në tërë fytyrën dhe krijon iluzionit e rrezatimit.

Image

Zbutja e lapsit për sy

Nëse maja e lapsit tuaj për sy është forcuar shumë, atëherë mund ta përdorni një shkrepëse për një sekondë. Më pas e lini që të ftohet për 20 sekonda dhe mund ta përdorni. Përbërja shndërrohet në një substancë të ngjashme me xhelin të cilën mund ta përdorni shumë lehtë.

Image

Ringjalleni maskarën

Nëse e keni një maskarë të vjetër që është tharë ose që është zbrazur për 90 për qind, mos e hidhni atë. Në vend të kësaj, e shtoni pak tretësirë të njelmët, ose tretësirë për thjerrëza të syve, në kontejner, e lini të qëndrojë pak minuta dhe pas një tundjeje të mirë do ta ktheni atë në jetë.

Image

Për qerpikë joshës

Përdoreni tharësen e flokëve në lakuesin e qerpikëve për ta përmirësuar mënyrën e arritjes së lakimit të përkryer të qerpikëve. Është me rëndësi që të mos e ngrohni tepër lakuesin dhe të kujdeseni që të mos e digjni lëkurën ose sytë gjatë procesit.

 

Image

Për preferueset e buzëkuqit

Para se ta aplikoni ngjyrën tuaj të preferuar, merreni një brushë super të butë të dhëmbëve dhe përdoreni atë për t’i qëruar lehtë buzët tuaja dhe për ta mënjanuar lëkurën e vdekur. Në këtë mënyrë buzët tuaja do të duken shumë më bukur secilën herë që e përdorni buzëkuqin.

Image

Zmadhojini sytë!

Ekzistojnë shumë arsye pse duhet të keni një laps të bardhë në kutinë tuaj të grimit. Thjesht, zëvendësojeni lapsin e errët që e përdorni për t’i vizatuar linjat e syve me një laps të bardhë dhe menjëherë do t’i bëni ata që të duken sikur janë më të mëdhenj sesa që janë në të vërtetë. 

Image

Bëjeni vetë shkëlqimin për buzë

Herën e ardhshme kur ju mbeten pak pigmente të hijeve për sy, mos i hidhni ato. Provoni t’i përzini ato me pak vazelinë për ta bërë vetë një shkëlqim për buzë që është jo vetëm i mirë dhe efikas, por absolutisht unik.

Image

(Kosova Sot)