Sekretet e bukurisë nga stilistët e yjeve

  • 01 December 2015 - 13:13
Sekretet e bukurisë nga stilistët e yjeve

Profesionalistët, të cilët merren me përgatitjen e yjeve dhe qëndrojnë afër tyre për çdo paraqitje, dinë shumë rreth sekreteve të dukjes së yjeve. Më poshtë mund të lexoni disa nga sekretet e dukjes së mahnitshme të yjeve drejtpërdrejt nga stilistët e tyre.

Stili i flokëve ‘bobby’

‘Ky stil i flokëve i Kerry Washington-it është shumë lehtë i arritshëm’, thotë stilisti i flokëve, Marcus Francis, i cili ka punuar në këtë stil të flokëve të saj. ‘Fillimisht përdorni llak të flokëve për t’i trashur ato dhe më pas i futni gishtat në flokë për të krijuar më shumë volum dhe pastaj krijoni stilin bishtkali, duke i lidhur flokët prapa, mirëpo jo shtrëngueshëm dhe më pas ndani flokët në njërën anë para se t’i trajtoni përsëri me llak për t’i mbajtur në formë të dëshirueshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

Qerpikë të trashë dhe të gjatë

‘Rregulli im i parë për të arritur qerpikë të mirë është t’i dredhoj ato’, thotë artisti i grimit, Pati Dubroff, gjeniu, i cili ka punuar në dukjen e Charlize Theron-it. Pasi t’i keni dredhuar qerpikët përdorni tri shtresa maskarë për të fituar dukje madhështore.

Image

Fitojeni volum tërheqës!

 

‘Për të arritur stilin e flokëve, të cilin unë e kam krijuar në kokën e Reese Witherspoon-it, duhet të fokusoheni në flokët, të cilat gjenden në kurorën e kokës. Për të fituar një volum të tillë, flokët duhet trajtuar me tharëse kur janë paksa të lagët, pasi të jenë trajtuar me shampon që shton volumin e flokëve, me theks të veçantë te flokët në kurorë të kokës’, ka thënë stilisti i flokëve, Adir Abergel.

Image

Buzët që shkëlqejnë

 

‘Kam përdorur buzëkuq të markës ‘Dior’ në buzët e Emmy Rossum-it dhe jam munduar të jem sa më precize’, ka thënë artistja e grimit, Lauren Andersen. ‘Pastaj përdorni buzëkuq me ngjyrë rozë, i cili ka më tepër shkëlqim për t’ia shtuar shkëlqimin e buzëve.’

Image

Përdorni bojëkuq të mjaftueshëm!

‘Në faqet e Jessica Alba-s fillimisht kam përdorur bronzues për t’i dhënë atyre ngrohtësinë e duhur’, ka thënë artistja e grimit, Fiona Stiles. ‘Pastaj kam përdorur bojëkuq ngjyrë pjeshke në qendër të mollëzave për të krijuar një pamje më tërheqëse.’

 

Image

Topuzi i ulët

 

‘Për të krijuar stilin e flokëve të inspiruar nga yjet e viteve të 80-a i kam ndarë flokët e Freida Pinto-s në njërën anë,’ ka thënë stilisti i flokëve Stéphane Lancien. ‘Dredhoni fundin e flokëve të ndarë në njërën anë pastaj krihni për të zbutur fundin e flokëve. Përfundimisht mbështillni flokët rreth qendrës për të krijuar stilin topuz të ulët dhe sforcojeni me llak dhe karfice.’

Image

(Kosova Sot)