Luftojini aknet në mënyrë natyrale

  • 01 December 2015 - 16:53
Luftojini aknet në mënyrë natyrale

Nëse keni probleme të vazhdueshme me aknet dhe kurrsesi nuk gjeni ilaçin e duhur për trajtimin e tyre, me siguri nuk e keni provuar këtë ilaç shtëpiak, që është shumë i lehtë për t’u krijuar.

Menta ka veti antibakteriale që jo vetëm pastrojnë lëkurën tuaj, mirëpo edhe e bëjnë atë më të shëndoshë. Kjo recetë natyrale ju ndihmon që të çliroheni nga toksikët e dëmshëm dhe papastërtitë e tjera që akumulohen në lëkurë e që më pas çojnë në shfaqjen e akneve. Për më tepër, kjo recetë natyrale ju ndihmon edhe në hidratimin e lëkurës së thatë si dhe në parandalimin e puçrrave, nëpërmjet largimit të qelizave të vdekura të lëkurës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Merrni një grusht gjethe të mentës dhe copëtojini mirë e mirë. Pasi  ta keni fituar një pastë të trashë, shtrydheni mirë për t’ia nxjerrë lëngun. Përfundimisht, lëngun e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, para se ta pastroni me ujë. Kthejeni këtë gjë në shprehi dhe lëkura juaj do t’ua dijë për nderë.

(Kosova Sot)