Gjashtë këshilla grimi që duhet t’i kopjoni nga modelet

  • 05 February 2016 - 16:31
Gjashtë këshilla grimi që duhet t’i kopjoni nga modelet

Modelet njihen si ikona të bukurisë, andaj gjithmonë është e rëndësishme të merren si model, sidomos kur flitet për këshilla grimi. Më poshtë ua kemi sjellë disa nga sekretet e tyre në rutinën e grimit

1. Rregullimi i majave të flokëve

Ky është një trik i vogël që vjen drejtpërsëdrejti nga prapaskenat e pistave të modës. Për t’i zbutur majat e flokëve merrni një sasi të vogël të kremit të duarve dhe vendoseni në pëllëmbë të duarve, para se me të t’i trajtoni majat e flokëve. Përfundimisht, krihni flokët siç bëni zakonisht dhe do ta vëreni ndryshimin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

2. Krijoni iluzionin e buzëve më të trasha

Për ta krijuar iluzionin e buzëve më të trasha mbushini buzët me laps që ka ngjyrë të ngjashme me atë të buzëve, duke dalë fare pak jashtë vijës natyrale të buzëve dhe më pas aplikoni shkëlqyes të buzëve mbi të. Kjo gjë ju ndihmon që buzët tuaja të reflektojnë shkëlqim dhe të duken më të plota.

Image

3. Teknikë e thjeshtë për grimin e syve ‘smokey’

Për të krijuar një stil të thjeshtë të grimit të syve ‘smokey’ aplikoni një sasi të vogël të bazës së grimit në kapakët e syve tuaj dhe më pas aplikoni laps të hirtë mbi të. Pas kësaj, përzieni mirë ngjyrën e aplikuar dhe kësisoj do ta keni krijuar efektin e përkryer të grimit të syve ‘smokey’.

Image

4. Buzëkuqi i ndezur

Për të krijuar më shumë dramë në grimin tuaj dhe për t’i arritur rezultatet e dëshiruara të buzëkuqit me ngjyrë të kuqe të thellë, aplikoni fshehës në mbarë buzët tuaja par ase ta aplikoni buzëkuqin. Pastaj konturoni buzët me laps të kuq. Përfundimisht, aplikoni dy lloje të buzëkuqit me ngjyrë të kuqe – një më të mbyllët e një më të çelët. Buzëkuqin e errët përdoreni në gjithë pjesën e buzëve, ndërsa buzëkuqin më të çelët aplikojini në mes. Buzëkuqi i ndezur, në fakt, është edhe njëri nga sekretet e modeleve për t’u dukur sa më bukur në fotografi, pasi që ato e bartin gjithë vëmendjen tek buzët, duke lënë pjesën tjetër të grimit më të thjeshtë,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

5. ‘Fytyrë e përkryer’ me pak përpjekje

Për krijimin e ‘fytyrës së përkryer’, modelet shpeshherë përdorin fshehës. Për të qenë më precize, ato përdorin dy fshehës – një më të çeltë (për zonën përreth syve) dhe një tjetër pak më të mbylltë për zonën e fytyrës. Shpeshherë artistët e grimit e aplikojnë dhe e përziejnë fshehësin duke përdorur gishtërinjtë.

Image

6. Tërhiqeni vëmendjen tek sytë

Për ta krijuar dukjen e syve me shkëlqim aplikojeni hijezuesin e syve me brushë të lagët, pasi që në këtë mënyrë ngjyra e hijezuesit tuaj do të bjerë në sy. Lërini buzët natyrale ose përdorni buzëkuq neutral për ta krijuar balancën me grimin e ngarkuar të syve.

Image

(Kosova Sot)