Kungulli është regjenerues i mirë, krem për trup dhe maskë për fytyrë

  • 07 February 2016 - 15:57
Kungulli është regjenerues i mirë, krem për trup dhe maskë për fytyrë

Kungulli i shëndetshëm nuk është i mirëseardhur vetëm në tavolinë, pasi dermatologët pohojnë se ai që nga kohët e lashta përdoret për bukuri, si piling, krem ose regjenerues

Maska për flokë

Kungulli ua kthen shkëlqimin flokëve, ndërsa flokëve të tharë dhe të dëmtuar ua ofron hidratimin e nevojshëm. E përzini një filxhan me lëng nga kungulli të nxjerrë nga blenderi, gjysmë filxhani me jogurt dhe dy lugë të vogla me mjaltë. Pasi që t’i keni përzier mirë, e aplikoni në flokë duke filluar nga rrënjët dhe i mbuloni flokët me qese najloni. Lëreni që të qëndrojë 20 minuta, e më pas i lani me shampon,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Maska për fytyrë

Dermatologu britanik, Ted Lian, shpesh pacientët e tij me lëkurë u këshillon që të bëjnë maska nga kungulli. Për maskë ju nevojitet një filxhan me copëza kungulli, dy lugë të vogla me sheqer të kafenjtë, një lugë të vogël me mjaltë, si dhe gjysmë filxhani me jogurt. Të gjithë përbërësit i përzini në blender, e maska në shtresë të trashë aplikohet në fytyrë dhe mbahet 10 minuta e më pas shpëlahet.

Image

Kremi hidratues për trup

Moti i ftohtë rregullisht shkakton thatësi të lëkurës. Kremi hidratues shtëpiak nga kungulli e parandalon atë problem, e përgatitja e tij është shumë e thjeshtë. Si bazë përdoret vaji i kokosit, e në të qitet pureja e freskët e kungullit dhe i shtohet kanella. Pas aplikimit të kremit, lëreni që të qëndrojë 20-minuta, e më pas e shpëlani ngadalë me ujë të vakët,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Baza për piling

Në rastet e lëkurës me akne dhe me puçrra nën lëkurë kungulli e nxit procesin e pastrimit të fytyrës. Për piling e përzieni gjysmë filxhani me kungull, disa pika uthull të mollës, një të verdhë të vezës dhe dy lugë me sheqer të kafenjtë. Pas pilingut, gjithsesi shpëlajeni fytyrën.

Image

(Kosova Sot)