Maska për fytyrë të cilën duhet ta provoni

  • 08 February 2016 - 20:38
Maska për fytyrë të cilën duhet ta provoni

Kjo maskë me katër përbërës do t’ju ndihmojë që ta freskoni fytyrën për çdo ditë

Përbërësit:

1 lugë me mjaltë të papërpunuar
Gjysmë luge me pluhur të algave të gjelbra
Një e katërta e lugës me kanellë
1 pikë vaj eterik i livandës

Udhëzimet:

1. I përzini përbërësit në një enë të vogël, ia shtoni pak ujë, nëse nevojitet për ta krijuar dendësinë e dëshiruar.

2. Duke e përdorur një brushë për fytyrë, e aplikoni përzierjen në fytyrë. Nëse nuk keni brushë për fytyrë, atëherë atë mund ta aplikoni me duar të pastruara, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

3. Lëreni që të qëndrojë për 10-30 minuta.

4. Shpëlajeni mirë me ujë të ngrohtë.

5. Më pas e aplikoni vajin tuaj të preferuar për fytyrë, duke i bërë masazh lëkurës së lagët për të sjellë shkëlqim dhe për hidratim të thellë të lëkurës.

(Kosova Sot)