Këshilla për të theksuar buzët tuaja

  • 09 February 2016 - 13:17
Këshilla për të theksuar buzët tuaja

Buzët e theksuara janë në trend për këtë sezon. Duke filluar nga ngjyra e portokalltë, e cila ishte ngjyra më e përdorur në revytë e ndryshme të modës, deri te ngjyra e kuqe dhe ngjyra vjollcë e ndezur, do të jenë ngjyrat më të përdorura gjatë këtij sezoni. Nëse më herët nuk keni preferuar që të mbani buzë të theksuara, më poshtë kemi dhënë disa këshilla për të theksuar buzët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Pjesa tjetër e grimit duhet të jetë më e çelët

Kur vendosni që t’i theksoni buzët, sigurohuni që pjesa tjetër e grimit të jetë për disa tone më e çelët. Kjo nuk do të thotë që duhet të përdorni më pak grim, mirëpo përzgjidhni nuanca më të çelëta.

Image

2. Ngjyra e duhur në kohë të duhur

Për raste më zyrtare, përdorni krem me ngjyrë mat. Ndërsa për përditshmëri, preferohet të përdorni buzëkuq me më shumë shkëlqim. Buzëkuqtë me shkëlqim, të cilët qëndrojnë gjatë, janë të përkryer për kohën kur jeni në punë.

Image

3. Eksperimentoni!

 

Askush nuk e di ngjyrën që i përshtatet më së shumti pa i provuar disa ngjyra. Mos hezitoni të provoni buzëkuq me ngjyra të ndryshme, derisa të gjeni atë që ju përshtatet më së shumti. Për të bërë që dhëmbët të duken më të bardhë, përdorni buzëkuq me nuanca të kaltra.

Image

4. Zbutni buzët!

 

Para se të përdorni buzëkuq, zbutni buzët tuaja. Mënyra më e mirë për ta bërë një gjë të tillë është duke lagur një copëz pambuku, me të cilin duhet të trajtoni buzët tuaja. Balsami i buzëve i mban buzët në gjendje të përkryer. Koha më e mirë për t’i trajtuar buzët me balsam është para se të shkoni në gjumë.

Image

5. Kufizoni buzët tuaja!

 

Kufizuesi i buzëve ka filluar të kthehet në trend. Shmangni pamjen e viteve të ‘80-ta, duke i lënë buzët tuaja pa kufizues. Kufizuesi, jo vetëm që definon formën e buzëve tuaja, mirëpo ai gjithashtu bën që buzët tuaja të duken më të trasha. 

 

Image

6. Përdorni brushë të buzëve!

Mos mendoni që buzëkuqi përdoret vetëm duke e vendosur drejtpërdrejt në buzë. Përdorimi i brushës ju mundëson që të zgjidhni nuancën tuaj të preferuar.

Image

7. Shkëlqeni!

Buzët e theksuara duken për mrekulli. Askush nuk mund të mohojë një gjë të tillë vetëm se duhet të keni shumë vetëbesim. Theksoni buzët tuaja dhe kënaquni me vëmendjen që do ta keni.

 

Image

(Kosova Sot)