Bluzat e ngushta, trend i vitit 2016

  • 09 February 2016 - 19:56
Bluzat e ngushta, trend i vitit 2016

Bluzat e ngushta me jaka të larta duken fantastike me pjesë të veshjeve me mes të lartë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për pantallona apo funde

Bëhet fjalë për një pjesë të veshjes, të cilën e ka veshur secila femër në botë, pa marrë parasysh stilin, moshën, apo stinën e vitit. Pse? Për shkak se bluzat me jaka të larta janë pjesë të përkryera të veshjes. Për këtë arsye nuk dihet pse është dashur një kohë kaq e gjatë që të kthehen në listat e trendëve të modës. Tani kur vitet e shtatëdhjeta janë ende këtu, dhe dukja retro ende është në rritje, nuk është çudi që dëshirojmë të kthehemi në të kaluarën dhe t’i imitojmë disa prej dukjeve. Ende adhurohet dukja e Cindy Crawfordit me xhinse dhe bluzë të zezë të thjeshtë me jakë të lartë ose e Marylin Monroes me pantallonat e saj me mes të lartë dhe me bluzë të zezë me jakë të lartë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pse duhet këtë sezon t’i veshim sërish dhe si duhet t’i kombinojmë?

Kjo bluzë është mënyra e përkryer për ta filluar dukjen tuaj. Ajo mbulon krejtësisht, mund të përshtatet me cilindo stil, mund të duket seksi, retro, luksoze e elegante. Përveç kësaj, vitet e shtatëdhjeta dhe të nëntëdhjeta janë ende në listën për frymëzim të sezonit të ardhshëm. Këto bluza të ngushta duken fantastike me pjesë të veshjeve me mes të lartë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për pantallona apo funde. Ato mund t’i kombinoni me minifund, fund të plishit, fund me prerje A, xhinse të ngushta, xhinse të gjera, atlete, çizme etj. Nëse duhet ta ndajmë një pjesë të veshjes, me të cilën nuk bën të kombinohen këto bluza, atëherë bëhet fjalë për getet.

(Kosova Sot)