Përgatiteni vetë kremin hidratues me çaj të gjelbër

  • 10 February 2016 - 08:51
Përgatiteni vetë kremin hidratues me çaj të gjelbër

Pa marrë parasysh se çfarë lloji të lëkurës keni, kremrat hidratuese janë të domosdoshme. Për ta hidratuar lëkurën tuaj nuk keni pse të shpenzoni shumë të holla në blerjen e kremrave, sepse ky krem nga çaji i gjelbër dhe vajrat jua shkëlqejnë lëkurën,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për përgatitjen e kremit hidratues nga çaji i gjelbër ju nevojiten:

Dyllë në qese

Vaj kokosi

Vaj bademi

Vitamina E në kapsula

Dy qeska çaj të gjelbër

Vaj esencial të livandës

Kompresa

Përgatitja:

Në një tepsi përgatitni një lugë dyllë, tri lugë të vajit të bademit dhe lugë të vajit të kokosit. Kësaj përzierje mund t’ia shtoni edhe vajin e vitaminave E, që e keni shumë lehtë ta nxirrni prej kapsulave. Ju nevojitet vaji nga tri kapsula. Ujin e ngrohni në një enë. Aty shtoni enën me dyllë dhe vajrat tjera në mënyrë që në temperaturë të lartë gjithçka të përzihet dhe të bashkohet. Derisa kjo ndodh, shtoni edhe qeskat me çaj të gjelbër, përzieni gjithçka dhe prisni 15 minuta. Pas kësaj kohe, masën mund ta kulloni nëpër kompresë. Atëherë shtoni pesë pika vaj livande apo ndonjë vaji tjetër, sipas dëshirës suaj. Keni nevojë që masën ta futni në blender në mënyrë që të forcohet më pas. Kur masa ta marrë strukturën e kremit, vendoseni në një paketim ku do ta ruani dhe kjo është kjo. 

(Kosova Sot)