Gabimet që bëni me lapsin e buzëve

  • 10 February 2016 - 14:13
Gabimet që bëni me lapsin e buzëve

Lapsi i buzëve është trendi i momentit për grimin që përdorin femrat. Me anë të lapsit përveçse konturoni buzët tuaja, ju mund ti jepni atyre dhe volum. Por ju bëni disa gabime me lapsin e buzëve për të cilat mund të mos jeni në dijeni:

Përzgjedhja e ngjyrës së gabuar 

Për të arritur pamjen e dëshiruar, duhet ta zgjidhni në mënyrë të zgjuar lapsin e buzëve. Nëse doni të krijoni iluzionin e buzëve më të mëdha, zgjidhni një laps në një tonalitet më të errët se buzëkuqi juaj. Jeni të bekuara më buzë të trasha? Atëherë zgjidhni një ngjyrë natyrale që i afrohet sa më shumë asaj të buzëve.

Vijëzimi i buzëve para buzëkuqit

Vendosni një shtresë buzëkuqi fillimisht. Ngjyra do të ndohmojë që të bëni anët e buzëve më të dukshme dhe më pas mund të vijoni në rregullimin e konturit dhe parregullsive.

Aplikimi me shumë shpejtësi

Mos provoni të vijëzoni të gjithë perimetrin e buzëve me vetëm një lëvizje. Në vend të kësaj, provoni vija të shkurtra të lehta dhe nisni me theksimin e qendrës së buzëve duke u drejtuar nga skajet.

Anashkalimi i sfumimit

Gjëja e fundit që do të doni të shihni ëstë një vijë e fortë, veçanërisht nëse buzëkuqi zhduket gjatë ditës. Zbuteni konturin me një disk pambuku ose sfumojeni atë me një furçë buzësh.

Mosvendosja e shkëlqyesit

Për të shtuar volumin e buzëve, vendosni pak shkëlqyes në harkun e Kupidit dhe në qendër të buzës së poshtme. Shkëlqimi do të reflektojë dritën dhe do të bëjë buzët tuaja të duken më mishtore.

(Kosova Sot)