Si ta përdorni bimën që shëron 30 sëmundje gjinekologjike

  • 10 February 2016 - 20:16
Si ta përdorni bimën që shëron 30 sëmundje gjinekologjike

Femrat që vuajnë nga vështirësitë gjinekologjike me gjasë deri tani kanë dëgjuar apo e kanë provuar këtë bimë me fuqi universale

Bima Alchemilla vulgaris përmban flavonoide, thartira organike, tanina, fitosterine, thartirë salicilike, vaj eterik dhe një thesar të vërtetë të vitaminës C.

Për shkak se përmban sasi të mëdha të taninës, kjo bimë ka shije të hidhur, por edhe një veprim të fortë antiinflamator dhe antibakterial. Por, famën më të madhe kjo bimë e ka arritur si preparat kundër sëmundjeve të femrave, meqë është njëra ndër bimët më efikase në këtë fushë.

Bile edhe eksperti i njohur zviceran i bimëve, Johan Kincle, thotë se 30% të operacioneve gjinekologjike mund të evitohen me anë të përdorimit të çajit të kësaj bime, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bimë ideale për shtatzënat

Njëri ndër problemet më të vështira që i mundon shumë gra është pamundësia për të ngelur shtatzënë. Kjo është bima ideale për zgjidhjen e këtij problemi. Vepron si rregullues i mrekullueshëm i hormoneve, nxit rritjen e nivelit të progesteronit dhe rregullon menstruacionet, gjë që ka rëndësi të madhe për të ngelë shtatzënë. Po ashtu, në mënyrë efikase shkrin kilet e tepërta dhe ndihmon te vezoret policistike.

Bima në fjalë mund të ndihmojë edhe kur keni një mitër të dobët dhe ta mbrojë shtatzënësinë nga aborti spontan, duke e forcuar mitrën. Çdo lehonë do të duhej të pinte çaj të kësaj bime deri ditën 8 apo 10 pas lindjes. Preferohet edhe te lëndimet gjatë lindjes, për ta marrë veten nga lindja, apo nga barku i lëshuar.

Zbut simptomat e menopauzes

Përpos veprimeve të përmendura në shëndetin e femrave, kjo bimë vepron edhe kundër miomave, cistave dhe endometriozës, lehtëson vështirësitë menstruale, rregullon ciklin menstrual dhe zbut simptomat e menopauzës.

Përdoret edhe te menstruacionet me dhembje, apo të tepërta, meqë përmban tanine dhe adstrigjentë, të cilët normalizojnë gjakderdhjen. Kur bima Alchemilla vulgaris kombinohet me bimën Capsella bursa pastoris, atëherë fitohet ilaçi kundër të gjitha sëmundjeve të femrave.

Banja, shpëlarja vagjinale, si dhe tamponët me tinkturën e kësaj bime janë efikas kundër kërpudhave, vagjinitit bakterial dhe infeksioneve të tjera, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkatërron bakteret dhe viruset

Studimet më të reja shkencore tregojnë se bima Alchemilla vulgaris pengon rritjen e shumë llojeve të baktereve, duke përfshirë edhe stafilokokun, i cili është bërë rezistent ndaj shumë antibiotikëve. Mendohet se Alchemilla vulgaris ka edhe veprim antiviral.

Duke pasur parasysh se e përtërin dhe i jep tonalitet mitrës, si dhe ndihmon në shërimin e plagëve, mund të thuhet se Alchemilla vulgaris është preparat i jashtëzakonshëm kundër sëmundjeve të shkaktuara nga papiloma virusi human (HPV).

Shkencëtarët japonezë kanë konstatuar se përbërësi i bimës Alchemilla vulgaris, i quajtur agrimoninë, pengon rritjen e kancerit të gjirit.

Ndihmon edhe te: gjakderdhja, pickimi i insekteve, mundimi dhe vjellja, ekzema dhe dermatiti, kallja e fytit, diarreja e lehtë, sidomos te fëmijët, te gihti dhe reuma, hemorroidet, ulcera në lukth, etj.

Çaji nga bima Alchemilla vulgaris

Një lugë me këtë bimë e përvëloni me një filxhan ujë dhe e lini që të qëndrojë pesë deri dhjetë minuta. Pini deri në dy filxhanë në ditë.

Çaji për shpëlarje

Në 1 litër ujë zieni 30 deri 50 gramë të bimës së tharë Alchemilla vulgaris, pa rrënjë. Përdoreni çajin për shpëlarje vagjinale, apo për shpëlarje të zorrëve, nëse keni probleme me zorrë.

Banja

200 gramë të bimës së tharë, apo të freskët i zieni në tri litra ujë dhe i qitni në vaskën me ujin e përgatitur. Në ujë qëndroni 10 deri 20 minuta para se të bini në gjumë.

Vërejtje: Personat që kanë probleme me lukth, mëlçi apo idhcë duhet ta marrin bimën Alchemilla vulgaris në sasi më të vogël.

(Kosova Sot)