Stil i bukur i flokëve për vetëm 10 minuta

  • 10 February 2016 - 22:02
Stil i bukur i flokëve për vetëm 10 minuta

Pa marrë parasysh gjatësinë e flokëve dhe trashësinë e fijeve të flokëve, nevojiten vetëm dhjetë minuta që ta përgatitni gërshetin „sirena”, i cili përpos thjeshtësisë së tij duket mjaft elegant dhe specifik

Gërsheti "sirena" është stil ideal i flokëve për raste të ndryshme, kur doni të dukeni ndryshe. Duket shumë elegant dhe vështirë për t’u bërë, por në fakt ju duhen vetëm 10 minuta që ta bëni, pa marrë parasysh gjatësinë e flokëve, apo trashësinë e fijeve të flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja si ta përgatisni më së lehti këtë stil të flokëve:

* Ndani flokët në dy pjesë.

* Ndajeni një tufë flokësh nga njëra anë dhe qiteni në anën tjetër.

* Më pas merreni një tufë flokësh nga pjesa tjetër dhe qiteni në pjesën “e parë”.

* Vazhdoni kështu duke marrë tufë pas tufe dhe duke i gërshetuar ato.

* Me një lidhëse të hollë gome lidheni fundin e gërshetit dhe stoliseni atë me kapëse flokësh.

* Në fund, spërkateni atë me llak të flokëve.

(Kosova Sot)