Mënyrat natyrale për parandalimin e qepallave të lëshuara

  • 11 February 2016 - 08:43
Mënyrat natyrale për parandalimin e qepallave të lëshuara

Qepallat e lëshuara janë një shenjë e  pleqërisë, andaj edhe nuk pëlqehen nga askush. Gjithsesi, ekzistojnë mënyra natyrale për parandalimin e lëshimit të qepallave.

1. Ilaçet natyrale

Ilaçet natyrale për parandalimin e lëshimit të parakohshëm të qepallave, që siç thamë krijojnë përshtypjen që jeni plakur, janë: trangulli, qeskat e çajit të kamomilit dhe patatet. Të gjitha këto produkte vendosen drejtpërsëdrejti në sy dhe lihen të qëndrojnë për 10-15 minuta.

Për një rregullim më të shpejtë vendoseni të bardhtë e vezës në qepalla, megjithatë, një gjë e tillë preferohet vetëm para rasteve të veçanta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Hidratimi

Lodhja e tepërt, stresi dhe mungesa e lëngjeve janë shkaktarët më të mëdhenj të lëshimit të qepallave. Andaj është shumë e rëndësishme që të konsumohen lëngje, sidomos ujë. Për më tepër, nëse veçse kanë filluar të shfaqen shenjat e para të qepallave të lëshuara, ju duhet të shmangni përdorimin e ushqimeve të njelmëta, alkoolit dhe kafesë.

3. Masazhi

Një tjetër mënyrë e përshtatshme për parandalimin e lëshimit të lëkurës së qepallave është masazhimi i saj. Të paktën tri herë në ditë ngriheni me gisht lëkurën e qepallave në drejtim të vetullës dhe mbajeni në atë pozitë për 10-15 sekonda. 

(Kosova Sot)