7 gabime të grimit, që ju bëjnë të dukeni e lodhur

  • 11 February 2016 - 14:51
7 gabime të grimit, që ju bëjnë të dukeni e lodhur

Është vështirë të dukeni sikur jeni zgjuar me plot energji, nëse zgjoheni herët në mëngjes, por nëse bëni këto gabime do të dukeni edhe më e lodhur.

Gabimi 1: Ju zgjidhni ngjyra monotone

Krijimi i definicionit mes secilës prej tipareve tuaja të fytyrës do t’ju ndihmojë të dukeni më e ‘zgjuar’. Në vend se të zgjidhni një ngjyrë njëdimensionale në tërë fytyrën tuaj, ju duhet t’i definoni vetullat, sytë, mollëzat e faqeve dhe buzët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gabimi 2: E përdorni fshehësin e gabuar

Fshehësi që është shumë i errët ose tepër i hapur për fytyrën tuaj do t’ju bëjë të dukeni e lodhur, në mënyrë të paevitueshme. Zgjidhja: Aplikojeni atë në një dhomë të ndriçuar mirë dhe sigurohuni që duket natyral. Kurdo që testoni një produkt të ri, përdorni një pasqyrë të dorës për të parë se si duket në dhoma të ndryshme me ndriçim të ndryshëm.

Gabimi 3: Nuk përdorni bazë për sytë

Kjo është sidomos e rrezikshme, nëse përdorni laps të zi nën sy. Baza për sytë e parandalon ngjyrën e errët nga shpërndarja dhe rrjedhja ashtu që të mos keni sy rakuni. (Preferohet të përdorni laps rezistent ndaj ujit në pjesën e poshtme të syve).

Gabimi 4: Përdorni shumë pudër

Pudra e tharë ka tendenca t’ju bëjë të dukeni më e vjetër dhe më e lodhur në vend të lëkurës së pastër e të butë. Zgjidhja: Mos e përdorni së tepërmi atë. Përdorni një pudër që nuk shkëlqen dhe shpërndajeni mirë.

Gabimi 5: Nuk përdorni krem hidratues

Asnjëherë mos aplikoni grim pa përdorur një krem hidratues së pari. Nëse aplikoni grimin në lëkurë të tharë ju do të dukeni tepër e lodhur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gabimi 6: E përdorni ngjyrën e gabuar të llajnerit

Nëse keni ten të ftohtë të lëkurës llajneri me ngjyer bronzi ose të artë do t’ju bëjë të dukeni e lodhur dhe e sëmurë. Nëse keni lëkurë me ten të ngrohtë llajneri i argjendtë mund t’ju bëjë të dukeni po aq keq. Shmangni këto ngjyra problematike që të dukeni më e çlodhur, sikur jeni zgjuar me energji.

Gabimi 7: Përdorni grim të hirtë

Grimi me tene të hirta sjellë ngjyrën e hirtë në të gjitha tenet e lëkurës duke ju bërë të dukeni shumë më e lodhur dhe shumë më e vjetër. Qëndroni brenda një palete me ngjyra të ngrohta që të dukeni më e çlodhur dhe më rinore.

(Kosova Sot)