Shtatë rregulla të bukurisë, të cilat duhet t’i thyeni

  • 13 February 2016 - 08:53
Shtatë rregulla të bukurisë, të cilat duhet t’i thyeni

Ndonëse ndjekja e rregullave është një gjë shumë e rëndësishme për çdo fushë të jetës, disa rregulla më të vërtetë janë krijuar për t’u thyer. Kjo shprehje vlen sidomos për rregullat e mëposhtme të bukurisë, të cilat duhet t’i thyeni.

1. Përdorimi i gishtërinjve

Disa femrave iu pëlqen përdorimi i brushave, tjerat preferojnë përdorimin e shpuzës së grimit, mirëpo ka të atilla që përdorin gishtërinjtë për shpërndarjen e grimit të tyre në fytyrë. Deri më sot, me shumë gjasë, keni dëgjuar shumë ‘ekspertë’ të grimit, duke rekomanduar shmangien e përdorimit të gishtërinjve për aplikimin e grimit, mirëpo kjo nuk është asgjë më shumë se një besëtytni që duhet të ndaloni së besuari, transmeoton gazeta Kosova Sot Online.

Image

2. Aplikimi i maskarës në qerpikët e poshtëm

Edhe aplikimi i maskarës vetëm në linjën e qerpikëve të epërm paraqet një lloj besëtytnie në vete, pasi që tash e një kohë të gjatë na është thënë që nëse aplikoni maskarë në qerpikët e poshtëm, atëherë do të dukeni më e vjetër. Mirëpo, kjo gjë nuk qëndron. Në fakt, nëse nuk i trajtoni edhe qerpikët e poshtëm me maskarë, me shumë gjasë do të dukeni më keq.

Image

3. Buzët ose sytë

Ndonëse për një kohë të gjatë e keni dëgjuar të kundërtën, ju mund të përdorni ngjyra të ndezura edhe në sy edhe në buzë vetëm se duhet të keni kujdes me përzgjedhjen e ngjyrave. Gjithsesi, për ta shmangur dukjen e një palaçoje është e rëndësishme që ta shmangni përdorimin e ngjyrave të ndezura në mollëza të faqeve.

Image

4. Heqja e vetullave vetëm në pjesën e poshtme të tyre

Natyrisht, përdorimi i piskatores vetëm në pjesën e poshtme të vetullave është një metodë shumë e mirë për ruajtjen e formës natyrale të vetullave, mirëpo nëse në pjesën e lëkurës, mbi vetulla, i vëreni disa qime të padëshirueshme, asnjë ekspert i bukurisë nuk guxon t’iu rekomandojë që të mos i largoni. Formësoni vetullat ashtu siç ju mendoni se është më e përshtatshme.

Image

5. Ngjyra e flokëve dhe e vetullave duhet të jetë e njëjtë

Shumica e njerëzve kanë vetulla më të mbyllëta, në krahasim me flokët e tyre, ndonëse kjo gjë nuk mund të vërehet derisa t’i afroheni fare afër personit në fjalë. Natyrisht, ngjyrosja e vetullave mund të jetë një gjë e padëshirueshme për ju, mirëpo mund të manipuloni me ngjyrën e flokëve. E rëndësishme është që nuk është fare e rëndësishme nëse flokët dhe vetullat tuaja nuk kanë të njëjtën nuancë.

Image

6. Ngjyra e kaltër është e keqe

Në vitet e 1980-a, ngjyra e kaltër e grimit ishte shndërruar në një lloj ankthi, saqë shumica e ekspertëve të bukurisë kishin filluar të rekomandojnë shmangien e përdorimit të ngjyrës së kaltër. Mirëpo, ngjyra e kaltër është një ngjyrë shumë e mirë, që përshtatet me të gjitha ngjyrat e syve. Andaj, mos hezitoni, përdoreni ngjyrën e kaltër.

Image

7. Bojëkuqi në mollëza

Ndër vite u është thënë që bojëkuqi duhet përdorur vetëm në mollëza, për ta krijuar një dukje sa më natyrale. Mirëpo, kjo këshillë vlen vetëm nëse jeni duke u munduar të dukeni sikur kukull “Barbie”. Në të kundërtën, shpërndajeni bojëkuqin nga pjesa nën mollëza deri tek fillimi i veshit. 

Image

(Kosova Sot)