Trendi i ri në ngjyrosjen e flokëve

  • 13 February 2016 - 14:30
Trendi i ri në ngjyrosjen e flokëve

Kemi parë çmenduri të ndryshme, kur bëhet fjalë për stilizimin dhe zbukurimin e flokëve, por trendi i ri që është duke e pushtuar ‘Instagram’-in deri tani është më i pranueshmi. Kjo është njëra nga alternativat e trendeve si shkëlqimi në rrënjë, fletët e arta dhe të argjendta në flokë që kanë qenë tepër të pazakontë për t’i provuar me të vërtetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Ehujt” në flokë është një metodë që ju mundëson që ta freskoni dukjen e flokëve me shkëlqim, që kanë akujt në kulmet e ndërtesave dhe shtëpive, e prej atyre i vjen edhe emri. Ngjyrosen vetëm disa pjesë të flokëve, ndërsa zakonisht zgjidhen ato në shtresat më të ulëta. Kjo mënyrë e freskimit të flokëve është ideale për raste, kur dëshironi që të keni shkëlqim diskret në flokë dhe një dukje paka më të pazakontë. Ne e rekomandojmë për raste të veçanta, siç janë dasmat, ditëlindjet ose thjesht daljet në mbrëmje. Kjo nuk është megjithatë një risi në zbukurimin e flokëve.

E mbajmë në mend Beyonce-n dhe dukjen e saj në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’ në vitin 2010. Atëkohë trendi nuk u tregua shumë i suksesshëm, por ja që tani pas 6 vjetëve po kthehet me të madhe. 

 

Image

(Kosova Sot)