Modelet më të mira të flokëve të shkurtë, të cilat duhet t’i provoni

  • 14 February 2016 - 17:07
Modelet më të mira të flokëve të shkurtë, të cilat duhet t’i provoni

Nuk dini se çfarë të bëni me flokët? Shkurtojini! Tani është koha e duhur për ta bërë një gjë të tillë, ndërsa shembujt në vazhdim le të jenë frymëzim për ju

Modeli i shkallëzuar

Nuk dëshironi që t’i shkurtoni shumë flokët? Atëherë modeli i shkallëzuar është ideal për ju, sepse është në kufi mes modelit të shkurtë dhe të gjatë. Plus, do ta keni ndjenjën se nuk i keni shkurtuar shumë flokët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Modeli i valëzuar

Mund të thuhet se ky është modeli që mund të mirëmbahet më së lehti, ndërsa kjo sigurisht është edhe arsyeja pse është shumë i popullarizuar.

Image

Modeli asimetrik

Modeli me gjatësi mesatare është shumë i popullarizuar. Por, si ta bëni më interesant? Qëllim juaji le të jetë asimetria.

Image

Modeli i shprishur

Jeni të gatshme për një ndryshim të madh? Shkurtojini flokët për disa centimetra, e për t’u dukur më elegante, gjithsesi bëjeni një ndarje anësore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Modeli ‘Pixie’ paksa më i gjatë

Kjo gjatësi, e cila gjendet mes flokëve të shkurtër dhe gjysmë të gjatë, bën që ajo të jetë njëkohësisht femërore, tërheqëse dhe elegante.

Image

Modeli ‘Pixie’

Vendosini balluket anash ose i stilizoni sido që dëshironi, sepse bukuria e këtij modeli është se duket gjithmonë i gjithanshëm, i rregullt dhe modern.

Image

(Kosova Sot)