Ja si mund t'i përmirësoni gabimet më të shpeshta gjatë aplikimit të grimit

  • 28 April 2016 - 16:41
Ja si mund t'i përmirësoni gabimet më të shpeshta gjatë aplikimit të grimit

Shumë pak femra janë të trajnuara në mënyrë profesionale për aplikimin e grimit, andaj shumica bëjnë gabime kohë pas kohe. Si rrjedhojë, ekziston edhe një listë e gabimeve më të shpeshta, që ndodhin gjatë aplikimit të grimit, të cilat, për fat të mirë, mund të përmirësohen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. APLIKIMI I GABUAR I BAZËS SË GRIMIT

Ky është një gabim i shpeshtë, që mund të vërehet nga kilometrat. E, shfaqja e vijës së bazës së grimit ndodh atëherë kur dikush përdor bazë grimi që nuk është në përputhje me nuancën e lëkurës, apo kur femrat nuk tregojnë kujdes të duhur me shpërndarjen e grimit. Nëse dyshoni që jeni duke përdorur bazë grimi, nuanca e së cilës nuk i përshtatet lëkurës suaj, atëherë konsultohuni me një ekspert grimi. 

Image

 


2. NGURTËSIMI I FSHEHËSIT

Fshehësi i grimit është njëri nga produktet më çudibërëse, që u ka ndihmuar shumë femrave në rikthimin e vetëbesimit. Megjithatë, fshehësi mund ta krijojë efektin krejtësisht të kundërt, nëse nuk aplikohet siç duhet. Për ta parandaluar atë që njihet si 'ngurtësim' i fshehësit, aplikojeni grimin nëpërmjet trokitjes së lehtë të gishtërinjve në pjesën ku dëshironi ta aplikoni. Dhe, mos harroni, sa më pak fshehës që aplikoni, aq më mirë. 

Image

 

3. GABIMET NË KONTURIM

Konturimi është njëra nga teknikat më të vështira të aplikimit të grimit, ndonëse rezultatet që vijnë pas tij janë më të vërtetë mahnitëse. Shumë femra ndihen sikur fytyra e tyre është bërë 'e papastër' pas konturimit, gjë kjo që zakonisht vjen pas aplikimit të produktit më të errët sesa nuanca e lëkurës ose aplikimi i një sasie të madhe të produktit.

Image

 


4. BOJËKUQI I FORTË

Kjo këshillë vlen sidomos për femrat me nuancë shumë të çeltë të lëkurës, të cilat duhet të kenë kujdes gjatë aplikimit të bojëkuqit, pasi që fare pak bojëkuq mund të krijojë efekt të padëshirueshëm. Nëse bojëkuqi i aplikuar duket më tepër si një ngjyrë, sesa si një shkëlqim rinor, atëherë duhet të aplikoni më pak produkt dhe të tregoni kujdes me shpërndarjen e tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

5. SHFAQJA E RRUDHAVE NË HIJEZUESIN E SYVE

Shumë femra e kanë këtë problem! Shpeshherë ndodh që pas aplikimit të hijezuesit të syve, në atë pjesë të shfaqen disa lloj rrudhash, të cilat mund të parandalohen nëpërmjet aplikimit të një sasie të vogël të bazës, para se ta aplikoni hijezuesin. Nëse edhe kjo nuk ju ndihmon, atëherë kërkoni një hijesues më kualitativ.

Image

 


6. 'EYELINER'-I DUKET SHUMË DRAMATIK

A ju ka ndodhur që ta bëni një hap prapa, të shikoheni në pasqyrë, dhe të mendoni që 'eyeliner'-i juaj duket shumë dramatik? Në fakt, qëllimi i 'eyeliner'-it është që ta tërheq vëmendjen tek sytë, mirëpo, në rastet kur 'eyeliner'-i është shumë dramatik, atëherë vëmendja kalon nga sytë tek produkti. Gjërat që mund t'i bëni kur e ndieni që 'eyeliner'-i që aplikoni është shumë i rëndë janë përdorimi i një ngjyre më të çeltë, si dhe aplikimi i një vije më të hollë të 'eyeliner'-it. 

Image

 

7. BUZËKUQI I PAPËRSHTATSHËM

Buzëkuqi e ka fuqinë që të shërbejë si një përmbledhje e gjithë grimit që keni aplikuar, mirëpo edhe mund të bëjë që të dukeni sikur keni aplikuar grimin në mënyrë krejtësisht të gabuar. Nëse ndiheni që nuanca e buzëkuqit që po përdorni nuk ju përshtatet, atëherë filloni me përdorimin e një nuance, që i është identike me ngjyrën e buzëve tuaja, para se të eksperimentoni me nuanca, që janë të përafërta me ngjyrën natyrale të buzëve.  

Image

(Kosova Sot)