Frymëzim për ditët e ngrohta: 2 ngjyra që do ta shënojnë verën e këtij viti

  • 30 April 2016 - 09:15
Frymëzim për ditët e ngrohta: 2 ngjyra që do ta shënojnë verën e këtij viti

Ngjyrat pastele janë në trend këtë vit dhe nuk do të gaboni, nëse visheni krejtësisht me këto ngjyra. Kompania ‘Pantone’, por edhe rrjeti aktual social ‘Pinterest’, janë të njëzëshme, kur bëhet fjalë për nuancat, që do të jenë në trend gjatë verës së këtij viti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ngjyra e qiellit të kthjellët dhe kuarcit të kuq do të mbizotërojnë në pistat e modës, ndërsa tani është koha që kombinimet tuaja t’i plotësoni me detaje me këto nuanca të ngrohta. Këto ngjyra më së miri duken në fustane, por aplikimin e kanë gjetur edhe në atlete, të cilat kanë përjetuar një kthim të madh në botën e industrisë së modës.

Image
Image

 

(Kosova Sot)